Greqia, drejt parqeve eolike – Testohet me sukses, mbulohet i gjithë vendi me furnizim
Burimet e rinovueshme mbuluan të gjithë kërkesën greke për energji elektrike të premten. Greqia arriti të mbulojë 100% të kërkesës kombëtare për energji elektrike duke përdorur vetëm burime të rinovueshme për një periudhë prej pesë orësh javën e kaluar.
Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë (IPTO) njoftoi se për herë të parë në historinë e rrjetit grek të energjisë elektrike, prodhimi nga burimet e rinovueshme arriti një nivel të ri historik (3,106 MW), duke tejkaluar kapacitetin neto të ngarkimit të sistemit, midis orës 11:00 dhe 16:00 në datën 7 tetor.
“Me ndërlidhjet e zbatuara në tokë dhe det, krijohen kapacitete të reja elektrike për depërtim edhe më të madh të burimet e rinovueshme të energjisë që do ta bëjnë përzierjen tonë energjetike edhe më të gjelbër në vitet e ardhshme” shkruan operatori i transmetimit të energjisë.
Operatori i Transmetimit të Energjisë theksoi nevojën për të zhvilluar dhe përforcuar më tej rrjetet e energjisë elektrike për të lejuar depërtimin edhe më të madh të përzierjes së energjisë nga burimet e rinovueshme.
Teksa e gjithë bota ëhstë prekur nga kriza ekonomike dhe energjitike, operatori i energjisë sugjeroi përdorimin më shumë të këtyre burime të rinovueshme. Sipas tij përfitimet për konsumatorët janë më të mëdha nga përdorimi i burimeve të rinovueshme, duke vënë në dukje se çmimi i paguar për prodhuesit e energjisë është 94 euro për megavat orë për parqet e erës, 190 euro/MWh për termocentralet e linjitit dhe 499 euro/MWh për termocentralet e gazit natyror. .
Parqet e reja me erë në Greqi që marrin pjesë në ankandin e fundit të Entit Rregullator të Energjisë (RAE) do të hyjnë në punë në vitet e ardhshme do të jenë edhe më të lira, 58 euro/MWh.
Burimet e rinovueshme përbënin 46% të përzierjes së energjisë së Greqisë në tetë muajt deri në gusht të këtij viti, sipas institutit grek të klimës The Green Tank.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.