Greqia zgjat sezonin veror – Numri i madh i turistëve “shtyn” prenotimet deri në fund të tetorit
Që nga kjo javë e deri në 16 tetor numri i fluturimeve ajrore në Greqi pritet të tejkalojnë nivelin rekord të vitit 2019, gjë që bën të mundur planin për të zgjatur në kohë sezonin turistik deri në vjeshtë. Gjithashtu do të shënohet dhe një rekord i ri në turizëm.
Nga data 3 deri në 9 tetor, pritet një total prej 4.940 fluturimet me aeroportin e Athinës që kryeson për pritjen e turistëve. Në nivel europian, aktiviteti i fluturimeve po shënon një rimëkëmbje të fortë, ndërkohë që në muajin shtator numri i fluturimeve pritet të jetë 88% më i lartë se nivelet e vitit 2019. Sipas Eurocontrol kjo shifër pritet të jetë pak më e lartë në tetor, dhe në Europë numri i fluturimeve pritet të jetë 31 mijë në ditët kulmore, kryesisht të premteve dhe të shtunave.
Numri i fluturimeve është dëshmia më e mirë për të treguar se sa mirë po shkon turizmi në Greqi, në një kohë që trafiku i pasagjerëve në aeroportin e Athinës dhe 14 aeroporte të tjera rajonale pritet të jetë më i lartë në krahasim me vitin 2019. Sipas të dhënave zyrtare numri i pasagjerëve në aeroportet greke në muajin korrik ishte 2.83 milion, ndërkohë që numri i pasagjerëve vendas shënon një rënie me 0.3%.
Sipas ekspertëve, presioni i inflacionit që prek drejt për së drejti fuqinë blerëse të konsumatorëve, do të luajë një rol thelbësor në muajt e ardhshëm, në një kohë që rritja e cmimit të karburanteve do të reflektohet tek ai i biletave.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.