Kriza e energjisë elektrike – Gjermania dhe Austria vendosin një kufi për çmimin
Debati për buxhetin federal për 2023-shin ishte shumë i ndezur në parlamentin e Gjermanisë. Gjatë diskutimeve, lideri i CDU-së, Friedrich Merz akuzoi qeverinë, të ashtuquajturin koalicioni semafor i përbërë nga socialdemokratët, të gjelbërit dhe liberalët e FDP-së , se po ndiqte një politikë energjitike të dështuar.
Kancelari gjerman Scholz hodhi poshtë akuzat duke mbrojtur punën e ekzekutivit që sipas tij ia ka dalë të mbushë impiantet me rezerva gazi. Impiante që sipas kancelarit ishin lënë bosh nga qeveria e mëparshme.
Të dielën e kaluar qeveria gjermane prezantoi planin e tretë të ndihmës prej 65 miliard eurosh për familjet. Mes të tjerave është parashikuar dhe vendosja e një kufiri për çmimin e energjisë si dhe taksa ekstra për sipërmarrjet që prodhojnë energji dhe fitojnë të ardhura.
Jo vetëm, ç’aktivizimi i tre centraleve të fundit është shtyrë në kohë, dy do të qëndrojnë aktive për të prodhuar energji në rast se do të krijohet një situatë emergjente. Energjia e prodhuar nga burime të rinovueshme nuk është e mjaftueshme.
Në Austri, koalicioni qeverisës i partisë popullore dhe të gjelbërit, miratoi kufirin e cmimit të energjisë elektrike, që do të hyjë në fuqi në muajin dhjetor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.