Holanda do të tërhiqet nga traktati për mbrojtjen e investimeve në energji
Holanda do të ndjekë Spanjën në tërheqjen nga Traktati i Kartës së Energjisë për mbrojtjen e investimeve në këtë sektor, tha të mërkurën ministria e saj e energjisë.
Në fuqi që nga viti 1998, traktati, i cili ka më shumë se 50 nënshkrues, përfshirë Bashkimin Europian, i lejon investitorët të padisë qeveritë për politika që rrezikojnë investimet e tyre.
Por vitet e fundit është përdorur nga kompanitë e karburanteve fosile dhe të energjisë së rinovueshme për të paditur qeveritë për ndryshime rregullatore që kërcënojnë kthimin e investimeve specifike.
Në shpalljen e vendimit, ministri holandez për politikën klimatike dhe energjetike Rob Jetten i tha parlamentit se traktati nuk është në përputhje me marrëveshjen e Parisit për klimën dhe se përpjekjet për ta rinegociuar atë kanë qenë të pasuksesshme, tha një zëdhënës të mërkurën.
“Për këtë arsye, Holanda, mundësisht me të gjithë BE-në, do të largohet nga ECT. Se kur do të largohet zyrtarisht Holanda mbetet ende për t’u përcaktuar,” shtoi zëdhënësi.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.