Inflacioni dhe ushqimet e shtrenjta – Itali, 1 person në 2 redukton blerjet
Çmimi i lartë i energjisë dhe thatësira shkaktuan reduktim të ndjeshëm të të korrurave në Itali duke bërë që cmimet e ushqimeve dhe të pijeve të rriten me 10.5%. Kjo situatë ka detyruar italianët që të reduktojnë blerjet për shportën e tyre të shpenzimit. Të dhënat janë publikuar në analizën e Coldireti mbështetur në raportin e Istat për sa i përket inflacionit në muajin gusht. Ndërkohë në krahasim me një vit më parë cmimet e perimeve janë rritur me 12.4% ndërsa ato të frutave me 8.3%.
Me rritjen e inflacionit një italian në dy, 51% e popullsisë kanë reduktuar blerjet e tyre për shkak të rritjes rekord të cmimeve që kanë goditur fuqinë blerëse të qytetarëve. 18% e italianëve deklarojnë se kanë reduktuar cilësinë e blerjeve, të detyruar që t’i drejtohen prodhimeve me cmime të ulëta në mënyrë që të mbërrijnë në fund të muajit. Ndërsa 31% e qytetarëve nuk i kanë ndryshuar zakonet e blerjeve.
Sipas raportit të publikuar, italianët gjurmojnë cmimet më të ulëta dhe duke ndryshuar dyqanet apo supermarketet në kërkim të ofertave për prodhime të ndryshme.
Rezultati është rënia me 11% e blerjeve për sa i përket frutave dhe perimeve në krahasim me një vit më parë. Shënohet kështu një nivel minimal që nga fillimi i shekullit. Konsumi i frutave nga familjet në tremujorin e parë të vitit 2022 ndaloi në 2.6 ton. Qytetarët kanë reduktuar me 16% sasinë e kungujve të blerë, 12% të domateve, 9% të patateve, 7% të karrotave dhe 4% të sallatave. Ndërsa për frutat shënohet një rënie prej 8% për portokallet.
Nëse çmimet për familjet rriten, rritja e kostove prek rëndë të gjithë zinxhirin agroushqimor duke filluar nga fshati – raporton Coldiretti – ku më shumë se 1 fermë në 10 (13%) është në një situatë kaq kritike sa të vendosë të ndërpresë aktivitetin. Por shumë më shumë se 1/3 e totalit kombëtar – 34% – është gjithsesi i detyruar në këtë kohë të punojë në një gjendje të ardhurash negative si rezultat i rritjeve të cmimeve me plus 170% të plehrave për bujqësinë, + 90% e ushqimeve dhe në + 129% të cmimit të naftës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.