BE, 600 mln euro financim për Shqipërinë – Integrimi, ratifikohet marrëveshja për shtatë vitet e ardhshme
Bashkimi Europian ka akorduar një fond prej 600 milionë euro për Shqipërinë për 7 vitet e ardhshme, në kuadër të instrumenti i ri IPA3, si asistencë fiannciare që do ta ndihmojë Shqipërinë në procesin e zgjerimit.
Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen e BE-së, e cila do t’i lejojë Shqipërisë të marrë fonde nga Instrumenti i Asistencës së Para-anëtarësimit të BE-së (IPAIII).
Kjo asistencë e para-anëtarësimit mbështet vendet kandidate për në BE dhe vendet kandidate të mundshme për miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe për t’u përafruar në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE-së.
Financimi i ri, i cili nuk do të ketë nevojë të shlyhet, do të drejtohet në një sërë sektorësh si reforma në drejtësi, mjedisi, energjia, zhvillimi i sektorit privat, bujqësia, punësimi dhe përfshirja sociale, qeverisja e mirë, decentralizimi, qeverisja vendore dhe shoqëria civile.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.