Kavo nënujore nga Egjipti në Greqi – Linja që do të sjellë energji të rinovueshme në Europë
Me krizën energjitike, Europa tashmë duhet të mendojë se si të sigurojë energji elektrike të mjaftueshme dhe më ekonomike. Një nga projektet më ambicioze është ndërlidhja e Europës me Egjiptin nëpërmjet Greqisë.
Bëhet fjalë për një kavo nënujore që do të transportojë deri në 3 mijë megavat elektricitet dhe do të lidhë veriun e Egjiptit me Greqinë.
Projekti është zhvilluar nga grupi Copelouzos, drejtuesit e të cilit u takuan së fundmi me drejtues egjiptianë në mënyrë që të përshpejtohen procedurat. Projekti synon që duke sjellë energji të pastër në Europë nëpërmjet Greqisë, do të jetë një ndihmë shumë e madhe për vendet që të heqin dorë nga lëndët djegëse dhe gazi natyror rus. Ndër të tjera energjia e gjelbër që do të transportohet do të jetë shumë ekonomike me atë aktualen. Një gjë e tillë do të ndihmojë si konsumatorët grekq ashtu dhe ata europianë.
Me nje vlerë prej 3 miliard e gjysëm euro, ndërlidhja GREGY – ky është emri i projektit duke bashkaur emrat e Greqisë dhe Egjiptin – është cilësuar si një projekti interesi të përbashkët nga Bashkimi Europian.
Ai do të transportojë energji të pastër të prodhuar në Egjipt ose në vendet e Afrikës jugore nëpërmjet parqeve eolike.
Një e treta e energjisë do të konsumohet në Greqi sidomos në industritë e vendit, një e tretë tjetër do të eksportohet në vendet europiane fqinje dhe pjesa e mbetur do të konsumohet po në Greqi për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër. Pjesa më e madhe e këtij hidrogjeni do të eksportohet dhe në vendet europiane fqinje.
Egjipti ka kompletuar ndërlidhjet me Libinë, Sudanin dhe Arabinë Saudite duke synuar të kthehet në një partner të rëndësishëm energjitik për Europën jugore. Ndërlidhja me Greqinë pritet të jetë aktive pas 7 vitesh
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.