Zbulohet motoçikleta e parë në botë fluturuese që mund të arrijë një shpejtësi deri në 100 km/h! (FOTOT)
Motoçikleta e parë fluturuese në botë u zbulua në panairin e automjeteve në Detroit, që do të thotë se një ditë së shpejti ne mund të ngasim një mjet të ngjashëm me dronin në vend të makinave.
Hoverbike XTURISMO është në gjendje të fluturojë për 40 minuta dhe të arrijë shpejtësi deri në 100 km/h.
Thad Szott, bashkë-kryetari i shfaqjes së makinave të Motor City, ishte një nga të parët që bëri një provë. Szott sheh potencial të madh për XTURISMO në të ardhmen.
Startup-i japonez pas motoçikletës fluturuese, AERWINS Technologies, fillimisht filloi të prodhojë drone dhe mjete ajrore pa pilot.
Hoverbike është tashmë në shitje në Japoni dhe një version më i vogël do të jetë i disponueshëm në SHBA në 2023 për 777 mijë dollarë.
Shuhei Komatsu, CEO i kompanisë, i tha Reuters se kompania shpreson të ulë koston në 50 mijë dollarë për një model më të vogël elektrik deri në vitin 2025.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.