‘Kërcen’ sërish Dollari amerikan – Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje të ndjeshme pasi në raport me javën që lamë pas është blerë këtë të hënë me 19.6 lekë dhe është shitur me 120.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar rritje gjatë fundjavës duke u blerë mëngjesin e sotëm me 119.9 lekë dhe duke u shitur me 120.8 lekë krahasuar me javën e shkuar.
Paundi britanik sakaq ka rikuperuar pikë këtë fillim jave pas rënies së javës së shkuar teksa blihet sot me 131.8 lekë dhe shitet me 133 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Monedha europiane vijon të ruaj relativisht të njëjtat vlera sikurse gjatë gjithë kësaj periudhe duke u blerë këtë mëngjes me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 117.2 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.