Kina po pompon miliarda në infrastrukturë, por tregjet e mallrave nuk ‘po impresionohen’!
Premtimi i fundit i Kinës për të shpenzuar shumë në infrastrukturë bëri pak për të lëvizur çmimet e mineralit të hekurit dhe çelikut dhe analistët thanë se pompimi i më shumë parave në ekonomi nuk do të thotë se njerëzit do të jenë në gjendje t’i shpenzojnë ato.
Këshilli Shtetëror i Kinës njoftoi më shumë politika stimuluese të mërkurën duke përfshirë një shtesë prej 300 miliardë juanë (44 miliardë dollarë) në kuota për shpenzimet e infrastrukturës dhe investimet nga bankat mbi 300 miliardë juanë të shpallur tashmë në fund të qershorit.
Kompanitë shtetërore të prodhimit të energjisë do të lejohen gjithashtu të shesin 200 miliardë juanë obligacione dhe qeverive lokale do t’u ndahen 500 miliardë juanë obligacione speciale nga kuotat e papërdorura më parë.
Kjo vjen pasi bllokimet e Covid-it dhe një krizë e pasurive të paluajtshme vazhduan të rëndojnë ekonominë kineze, dhe pasi disa banka investimesh ulën vlerësimet e rritjes së PBB-së së Kinës për këtë vit në rreth 3%.
Çmimet e mineralit të hekurit dhe çelikut, disa nga përfituesit më të mëdhenj të stimujve të infrastrukturës, u ulën kryesisht pas njoftimit, treguan platforma si bursa tregtare e të ardhmes SGX Iron Ore.
Tregjet e mallrave nuk u rritën si rezultat i stimulit pasi nuk ka kuptim të premtohen fonde kur ato nuk mund të shpenzohen në një ekonomi të ngecur nga bllokimet dhe kufizimetTtregjet e ndërtimit dhe infrastrukturës e dinë se nëse ekonomia kineze nuk hapet siç duhet, stimujt nuk do të bënin shumë për të lehtësuar konsumin e ngadaltë dhe aktivitetin në kontinent, tani të përkeqësuar më tej nga problemet e reja si ndërprerjet e energjisë.
Tregjet e mineralit të hekurit dhe çelikut gjithashtu u ngadalësuan të enjten pas të dhënave më të dobëta të konsumit dhe prodhimit të çelikut, treguan të dhënat nga platformat e tregtimit.
Shoqata Kineze e Hekurit dhe Çelikut tha se prodhimi kombëtar i gushtit i çelikut të papërpunuar, minerali hekurit krudo dhe produkteve të çelikut kanë rënë të gjitha nga viti në vit.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.