Italia do t’ju paguajë 15 mijë euro për të jetuar në këtë ishull me diell, por përse?!
Nëse keni fantazuar ndonjëherë të zhvendoseni në një ishull me diell, tani është shansi juaj: Sardenja po u ofron njerëzve një shumë prej 15,000 euro për t’u zhvendosur atje. Ishulli italian – i dyti më i madhi në Mesdhe – krenohet me plazhe me rërë, qiell blu dhe ujëra të mrekullueshme.
Por parajsa e ishullit përballet me rënien e numrit të popullsisë rurale, pasi të rinjtë vendas lëvizin jashtë vendit për punë. Për të luftuar këtë eksod, qeveria ka ndarë 45 milionë euro për grantin e zhvendosjes, të mjaftueshme për të mbuluar 3000 grante.
Nëse tashmë jeni duke paketuar valixhen tuaj, ja gjithçka që duhet të dini:
Paratë e grantit tingëllojnë shumë të mira për të qenë të vërteta – dhe ka disa paralajmërime. Për t’u kualifikuar për grantin, do t’ju duhet të zhvendoseni në një komunë Sardenjë me një popullsi prej më pak se 3,000 njerëz.
Paratë duhet të përdoren gjithashtu për të blerë ose rinovuar një shtëpi. Granti nuk mund të kalojë gjysmën e kostos totale të shtëpisë ose rinovimit – dhe qeveria nuk do të dorëzojë gjithmonë të gjithë shumën prej 15,000 euro.
Marrësit e grantit duhet të jetojnë në pronën e re me kohë të plotë dhe duhet të regjistrohen për qëndrim të përhershëm në Sardenjë brenda 18 muajve nga mbërritja.
Popullsia e Italisë po plaket. Mosha mesatare e italianëve është 45.7 vjeç – një shifër që pritet të rritet në 50.7 deri në vitin 2050. Popullsia e përgjithshme parashikohet të bjerë me gati 20 % deri në vitin 2070, nga 59.55 milion 47.6 milion në 2070.
Problemi është veçanërisht i rëndë në zonat rurale të vendit – dhe vende si Sardenja po ndjejnë shumë problemin. Presidenti i Sardenjës, Christian Solinas tha se skema do të inkurajonte të rinjtë të qëndronin në Sardenjë ose të zhvendoseshin në ishull.
Nëse lëvizni në ishull, mund të prisni të jeni atje për një kohë të gjatë. Me më shumë se 500 njerëz të moshës mbi 100 vjeç, Sardenja ka një nga përqendrimet më të larta të njëqindvjeçarëve në botë – afërsisht 33 për çdo 100,000 banorë.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.