Sërish rritje e ndjeshme për Dollarin dhe Frangën – Si e kanë mbyllur këtë javë valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje pas rënies së lehtë të ditës së djeshme teksa është blerë sot me 116.5 lekë dhe është shitur me 117.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke e mbyllur kështu këtë javë pozitivisht.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar rritje të ndjeshme në raport me ditën e enjte pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 120.5 lekë dhe është shitur me 121.6 lekë duke rikuperuar kështu sërish pikë.
Paundi britanik nuk ka pasur luhatje të ndejshme të kuotës teksa e ka mbyllur javën në vlera relativisht të qëndrueshme duke u blerë këtë të premte me 137.2 lekë dhe duke u shitur me 138.5 lekë.
Monedha europiane ndërkaq ka pasur një rritje prej 0.1 pikë duke ndryshuar shumë lehtë raportin Euro-Lek dhe Dollar-Lek teksa blihet sot me 116.6 lekë dhe shitet me 117.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.