Nafta rritet pas rindesjes së tensionit SHBA-Iran/ Kontratat e ardhshme u rritën menjëherë 66 cent për fuçi

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, duke u larguar nga niveli më i ulët shtatë-javor, pasi ushtria amerikane nisi sulme të reja kundër Iranit. Të dhënat e tregut treguan një tjetër tërheqje të madhe të rezervave të naftës bruto në SHBA. Kontratat e ardhshme të naftës Brent u rritën me 66 cent, duke shkuar në 92.11 dollarë për fuçi.
Ushtria amerikane goditi objektiva iraniane pasi Presidenti Donald Trump u zotua të martën se do t'i përgjigjej rrëzimit të një helikopteri Apache amerikan. Ky përshkallëzim i ri kërcënon të prishë një armëpushim të brishtë midis Uashingtonit dhe Teheranit.
Sulmet e fundit e zhvendosën fokusin e tregtarëve përsëri drejt rreziqeve të luftës dhe ndërprerjeve të mundshme të furnizimit, thonë analistët e tregjeve. Meqenëse nuk ka asnjë marrëveshje të afërt në horizont dhe me tregun global të naftës që po shtrëngohet ndjeshëm çdo ditë, ne shohim rritje të çmimeve, veçanërisht nëse këto ndërprerje vazhdojnë në tremujorin e tretë, një periudhë me kërkesë më të fortë sezonale për naftë, thonë analistët.
Ndërkohë javën e fundit ishte parë një fluks në rritje i importeve të naftës nga Lindja e Mesme. Sipas shifrave importet e karburantit për avionë nga BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar nga porti Yanbu i Detit të Kuq i Arabisë Saudite arritën në 118,000 fuçi në ditë në javën e parë të qershorit, nivelet e tyre më të larta që nga gushti 2025.
Gjithsesi cmimi i naftës ka patur impakt të lartë negativ mbi treguesit e ekonomisë globale, përfshirë edhe atë amerikane. Investitorët do të shqyrtojnë të dhënat e inflacionit në SHBA më vonë të mërkurën për të vlerësuar ndikimin e luftës. Një anketë e ekonomistëve e Reuters parashikon se inflacioni ka të ngjarë të rritet me 4.2% në 12 muajt deri në maj, në atë që do të ishte rritja më e madhe vjetore që nga prilli i vitit 2023.
Propozimi: Votë e kufizuar për anëtarët e rinj të BE - Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit firmosin non-paper
Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë propozuar që anëtarët e ardhshëm të bllokut, gjatë një periudhe kalimtare pas pranimit në bllok, të......
Protestat anti-emigracion, Belfasti në flakë - Makinave dhe shtëpive u vihet flaka pas një sulmi me thikë
Burra të maskuar dogjën shtëpi dhe makina në Belfast në një valë dhune anti-emigrant të martën në mbrëmje. Ngjarja pasoi një sulm me thikë, për të cilin u......
BYD synon të jetë e para në botë - “Prodhuesi më i madh i makinave në botë për 5 vjet”
Drejtuesit e lartë të kompanisë kineze BYD, kanë shpallur të martën objektivin sipas të cilit firma kineze do të bëhet prodhuesi më i madh i automjeteve në......
Rregulla të reja për aktivitetet në monumentet e kulturës - Koncertet dhe festivalet, me procedurë të re miratimi
Aktivitetet kulturore, artistike dhe shkencore që zhvillohen në monumente kulture, qendra historike, parqe arkeologjike dhe zona të tjera të mbrojtura do t’i......
Kreditë me probleme, në minimumin e 18 viteve/ Treguesi zbriti në 3.75% në prill. Bankat ruajnë stabilitetin
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti në 3.75% në fund të muajit prill 2026, nga 3.85% që ishte një muaj më parë. Sipas të dhënave......
'Brenda vitit ligj i ri për investimet strategjike' - Ibrahimaj: Do të forcojmë sigurinë juridike për investitorët
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se qeveria po punon për hartimin e një kuadri të ri ligjor për investimet strategjike,......
Dollari vijon rritjen – Dobësohet ndjeshëm Franga zvicerane
Dollari amerikan ka pasur edhe këtë të mërkurë një rritje të lehtë të vlerës sikurse edhe ditën e djeshme duke vijuar kështu një trend rritës përgjatë kësaj......
Hoxha në Sofje: Shqipëria dhe Bullgaria thellojnë bashkëpunimin në energji, infrastrukturë dhe Korridorin VIII
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim bilateral me homologen bullgare, Velislava Petrova, gjatë vizitës së tij në......



