Rregulla të reja për aktivitetet në monumentet e kulturës - Koncertet dhe festivalet, me procedurë të re miratimi

Aktivitetet kulturore, artistike dhe shkencore që zhvillohen në monumente kulture, qendra historike, parqe arkeologjike dhe zona të tjera të mbrojtura do t’i nënshtrohen tashmë një procedure të re miratimi.
Ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nr.3, datë 21.5.2026, ku përcaktohen kushtet, kriteret dhe procedurat për dhënien e miratimit të interesit kulturor apo shkencor për veprimtari që zhvillohen në këto hapësira.
Sipas udhëzimit, në pasuritë kulturore do të mund të organizohen koncerte, festivale, ekspozita arti, shfaqje teatrore, konferenca shkencore, aktivitete edukative, xhirime filmike, si dhe nisma të tjera me karakter kulturor dhe promovues.
Për të marrë miratimin, organizatorët duhet të provojnë se aktiviteti kontribuon në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe nuk cenon integritetin fizik, historik apo arkeologjik të pasurisë ku zhvillohet. Gjithashtu kërkohet paraqitja e një plani të detajuar mbrojtjeje dhe një vlerësimi të riskut për sigurinë e monumenteve dhe pjesëmarrësve. Pajisjet teknike, ndriçimi, sistemet e zërit dhe strukturat e përkohshme duhet të projektohen dhe përdoren në mënyrë të tillë që të mos krijojnë ndikime negative mbi monumentet dhe mjedisin përreth.
Subjektet e interesuara duhet të aplikojnë përmes platformës elektronike e-Albania, të paktën 15 ditë pune përpara zhvillimit të aktivitetit. Ministria do të shqyrtojë dokumentacionin dhe, nëse është e nevojshme do të kryejë edhe inspektime në terren përpara dhënies së miratimit.
Gjatë procesit të miratimit, organizatorët do të vlerësohen edhe mbi bazën e rëndësisë së aktivitetit për publikun, ndikimit që ai ka në promovimin e trashëgimisë kulturore, nivelit artistik dhe profesional, si dhe kapaciteteve organizative. Institucionet do të marrin në konsideratë përvojën e organizatorit, si dhe mënyrën e menaxhimit të fluksit të pjesëmarrësve, për të garantuar sigurinë e pasurisë kulturore dhe të publikut.
Udhëzimi parashikon gjithashtu detyrime të qarta për organizatorët, përfshirë ruajtjen e pasurisë kulturore, raportimin e incidenteve dhe rikthimin e gjendjes së mëparshme pas përfundimit të aktivitetit. Në rast shkeljesh ose dëmtimi të pasurisë kulturore, ministri mund të revokojë menjëherë miratimin dhe përgjegjësia për dëmin i ngarkohet organizatorit.
Qëllimi i këtyre rregullave është mundësimi i zhvillimit të aktiviteteve kulturore duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Monumentet dhe hapësirat historike të vazhdojnë të jenë të aksesueshme për publikun dhe ngjarjet kulturore, pa cenuar vlerat që ato mbartin për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Kreditë me probleme, në minimumin e 18 viteve/ Treguesi zbriti në 3.75% në prill. Bankat ruajnë stabilitetin
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti në 3.75% në fund të muajit prill 2026, nga 3.85% që ishte një muaj më parë. Sipas të dhënave......
'Brenda vitit ligj i ri për investimet strategjike' - Ibrahimaj: Do të forcojmë sigurinë juridike për investitorët
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se qeveria po punon për hartimin e një kuadri të ri ligjor për investimet strategjike,......
Dollari vijon rritjen – Dobësohet ndjeshëm Franga zvicerane
Dollari amerikan ka pasur edhe këtë të mërkurë një rritje të lehtë të vlerës sikurse edhe ditën e djeshme duke vijuar kështu një trend rritës përgjatë kësaj......
Hoxha në Sofje: Shqipëria dhe Bullgaria thellojnë bashkëpunimin në energji, infrastrukturë dhe Korridorin VIII
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim bilateral me homologen bullgare, Velislava Petrova, gjatë vizitës së tij në......
Zvërneci, Kryeministri Rama takim me gazetarët europianë: Ende nuk ka një projekt, gjithçka në shqyrtim
Kryeministri Edi Rama ka patur sot një komunikim të gjatë me gazetarë të mediave nga vendet e Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë ka dhënë shpjegimet e tij......
Kundërshtimet për projektin në Zvërnec, Komisioni Europian: Po i ndjekim nga afër zhvillimet
Komisioni Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të veprojë pa vonesë për të siguruar që është në përputhje me legjislacionin mjedisor të BE-së, tha një zëdhënës i......
Arsimi profesional synon të zgjerohet - Rama: Pagat e punonjësve në turizëm, njësoj me Greqinë dhe Kroacinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se arsimi profesional në vend ka pësuar një transformim të rëndësishëm gjatë viteve të fundit. Në Konferencën e 3-të Kombëtare......
Taksia në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë/ Rritja e turizmit ka shtuar kërkesën për transport, por ju ulje çmimi
Shqipëria renditet ndër vendet me tarifat më të larta të taksive në Europë, sipas të dhënave më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo. Kostoja......



