'Brenda vitit ligj i ri për investimet strategjike' - Ibrahimaj: Do të forcojmë sigurinë juridike për investitorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se qeveria po punon për hartimin e një kuadri të ri ligjor për investimet strategjike, i cili pritet të miratohet brenda këtij viti dhe do të vendosë theks të veçantë te siguria juridike e investitorëve.
Gjatë një interviste televizive, Ibrahimaj theksoi se rishikimi i legjislacionit është pjesë e përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja dhe për të garantuar një mjedis më të sigurt për biznesin. “Brenda këtij viti do të kemi një ligj të ri për investimet, i cili do të përditësojë kuadrin ekzistues dhe do të adresojë me më shumë forcë çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë juridike të investitorëve”, deklaroi ministrja.
Duke komentuar debatet dhe protestat e zhvilluara së fundmi lidhur me projekte të caktuara turistike, përfshirë edhe investimin në Zvërnec, Ibrahimaj tha se sektori i turizmit është bërë një fushë e fortë konkurrence mes vendeve të rajonit. Sipas saj, rritja e potencialit turistik të Shqipërisë ka sjellë një rivalitet më të madh për tërheqjen e investimeve dhe turistëve, çka mund të ndikojë edhe në qëndrimet kundërshtuese ndaj projekteve të mëdha zhvillimore.
“Turizmi është një sektor ku konkurrenca rajonale është shumë e fortë. Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje dhe investime, ndaj është e natyrshme që të ekzistojnë interesa të ndryshme që preferojnë orientimin e këtyre investimeve drejt vendeve të tjera”, u shpreh ajo.
Ministrja theksoi se protestat nuk mund të shpjegohen nga një faktor i vetëm dhe se në to ndërthuren qëndrime, interesa dhe motivime të ndryshme. Sipas Ibrahimaj, krahas qytetarëve që protestojnë për bindjet apo shqetësimet e tyre, mund të ketë edhe grupe apo aktorë të tjerë që mbështesin apo nxisin kauza të caktuara për interesa specifike.
Megjithatë, ajo nënvizoi se qeveria mbetet e hapur për dialog me qytetarët dhe grupet e interesit, me qëllim adresimin e shqetësimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve për çështjet që lidhen me projektet e zhvillimit. “Ne jemi gjithmonë të gatshëm të dëgjojmë argumentet dhe të diskutojmë mbi kërkesat e ngritura. Dialogu është rruga më e mirë për të sqaruar çdo paqartësi dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm”, tha ministrja.
Sipas saj, objektivi kryesor mbetet krijimi i një klime të favorshme për investimet, duke ruajtur njëkohësisht interesin publik dhe standardet e zhvillimit afatgjatë të vendit.
Dollari vijon rritjen – Dobësohet ndjeshëm Franga zvicerane
Dollari amerikan ka pasur edhe këtë të mërkurë një rritje të lehtë të vlerës sikurse edhe ditën e djeshme duke vijuar kështu një trend rritës përgjatë kësaj......
Hoxha në Sofje: Shqipëria dhe Bullgaria thellojnë bashkëpunimin në energji, infrastrukturë dhe Korridorin VIII
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim bilateral me homologen bullgare, Velislava Petrova, gjatë vizitës së tij në......
Zvërneci, Kryeministri Rama takim me gazetarët europianë: Ende nuk ka një projekt, gjithçka në shqyrtim
Kryeministri Edi Rama ka patur sot një komunikim të gjatë me gazetarë të mediave nga vendet e Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë ka dhënë shpjegimet e tij......
Kundërshtimet për projektin në Zvërnec, Komisioni Europian: Po i ndjekim nga afër zhvillimet
Komisioni Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të veprojë pa vonesë për të siguruar që është në përputhje me legjislacionin mjedisor të BE-së, tha një zëdhënës i......
Arsimi profesional synon të zgjerohet - Rama: Pagat e punonjësve në turizëm, njësoj me Greqinë dhe Kroacinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se arsimi profesional në vend ka pësuar një transformim të rëndësishëm gjatë viteve të fundit. Në Konferencën e 3-të Kombëtare......
Taksia në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë/ Rritja e turizmit ka shtuar kërkesën për transport, por ju ulje çmimi
Shqipëria renditet ndër vendet me tarifat më të larta të taksive në Europë, sipas të dhënave më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo. Kostoja......
Ibrahimaj: Shqipëria ka nevojë për më shumë aftësi dhe inovacion për të mbetur konkurruese
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vuri theksin te rëndësia e investimit në kapitalin njerëzor gjatë Konferencës Kombëtare të Arsimit......
“Shqipëria kryeson rajonin për zbatimin e reformave” - Koçiu: 212 mln euro janë zhbllokuar. Po përdoren në mbështetje buxhetore dhe investime
Shqipëria vijon të kryesojë vendet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave të parashikuara nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje i Bashkimit......



