Kundërshtimet për projektin në Zvërnec, Komisioni Europian: Po i ndjekim nga afër zhvillimet

Komisioni Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të veprojë pa vonesë për të siguruar që është në përputhje me legjislacionin mjedisor të BE-së, tha një zëdhënës i Komisionit, duke komentuar mbi projektin luksoz të planifikuar për tu ndërtuar në Zvërnec.
"Komisioni (Evropian) po ndjek nga afër zhvillimet në peizazhin e mbrojtur Pishe Poro-Nartë. Ne tashmë i kemi shprehur shqetësime ministrit të mjedisit në lidhje me mangësitë e mundshme të këtij projekti. Pra, ministri u zotua se punimet e ndërtimit janë pezulluar dhe se një vlerësim gjithëpërfshirës i ndikimit në mjedis do të kryhet për projektin në konsultim me shoqërinë civile."
Të hënën Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i tha Reuters në një intervistë se vendi i tij do të vazhdojë me planet për ndërtimin e resortit, pavarësisht protestave për ndikimin e tij në mjedis.
"Më lejoni të theksoj se në fakt shqetësimet nuk janë të reja. Në raportin tonë të zgjerimit u përmend tashmë se zgjatja e përsëritur e ligjit për investimet strategjike vazhdon të ngrejë shqetësime në lidhje me ndikimet e mundshme mjedisore dhe në fakt konkretisht në zonat e mbrojtura."
Protestat janë quajtur Revolucioni i Flamingove sepse kjo pjesë e bregdetit është një pikë ndalese migratore për zogjtë. Ato janë zgjeruar në kundërshtim më të gjerë politik ndaj qeverisë së Ramës.
"Shqipëria duhet të përmbahet nga veprimet që mund të dëmtojnë përmbushjen e kriterit të mbylljes, dhe ne presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë."
BE-ja me 27 anëtarë ka thënë se mund të pranojë anëtarë të rinj, përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë dhe Ukrainën deri në vitin 2030, por kjo varet nga përputhshmëria me ligjet e BE-së, përfshirë ato mbi mjedisin.
Arsimi profesional synon të zgjerohet - Rama: Pagat e punonjësve në turizëm, njësoj me Greqinë dhe Kroacinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se arsimi profesional në vend ka pësuar një transformim të rëndësishëm gjatë viteve të fundit. Në Konferencën e 3-të Kombëtare......
Taksia në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë/ Rritja e turizmit ka shtuar kërkesën për transport, por ju ulje çmimi
Shqipëria renditet ndër vendet me tarifat më të larta të taksive në Europë, sipas të dhënave më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo. Kostoja......
Ibrahimaj: Shqipëria ka nevojë për më shumë aftësi dhe inovacion për të mbetur konkurruese
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vuri theksin te rëndësia e investimit në kapitalin njerëzor gjatë Konferencës Kombëtare të Arsimit......
“Shqipëria kryeson rajonin për zbatimin e reformave” - Koçiu: 212 mln euro janë zhbllokuar. Po përdoren në mbështetje buxhetore dhe investime
Shqipëria vijon të kryesojë vendet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave të parashikuara nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje i Bashkimit......
Tirana zgjidhet mikpritëse e Asamblesë Vjetore të BERZH-it në 2028
Tirana do të jetë qyteti pritës i Takimit Vjetor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vitin 2028, duke u kthyer në qendrën e diskutimeve......
Mbi 52 mijë abonentë përdorin shërbimet online të OSHEE, rritet numri i aplikimeve dhe pagesave digjitale
Shërbimet digjitale të ofruara nga OSHEE Group po përdoren gjithnjë e më shumë nga qytetarët, duke reduktuar nevojën për paraqitje fizike në sportelet e......
Tatimet u japin një mundësi të dytë prindërve: Riaplikim për kompensimin e shpenzimeve arsimore
Individët të cilëve u është refuzuar kërkesa për përfitimin e kompensimit nga zbritja e shpenzimeve arsimore për fëmijët, për shkak të mungesës së faturave......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka pasur edhe këtë të martë një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 81.8 lekë dhe është shitur......



