Europa, përballë një dimri të gjatë dhe të ftohtë - Kontinenti, në alarm nga rënia e rezervave të gazit dhe importet në nivele minimale

Europa po i afrohet dimrit me furnizime energjie në nivele jashtëzakonisht të brishta, ndërsa konfliktet në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukrainë po ushtrojnë presion mbi tregjet globale të gazit të lëngshëm natyror (LNG) dhe naftës që përdoret për ngrohje, duke i ulur rezervat në nivele të rrezikshme.
Gazi natyror dhe nafta për ngrohje janë burimet kryesore të ngrohjes së banesave në Europë. Sipas të dhënave zyrtare, gazi mbulon rreth 30% të nevojave për ngrohje të familjeve, ndërsa nafta për ngrohje rreth 10%. Pas disa vitesh me radhë të tronditjeve energjitike, Europa duket se po shkon drejt një tjetër dimri me këto tregje nën presion të fortë.
Cenueshmëria e Europës ndaj furnizimit me gaz është, në një masë të madhe, pasojë e ndryshimit rrënjësor të strukturës së saj energjetike pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Për të zëvendësuar gazin që vinte përmes gazsjellësve rusë, Europa iu drejtua me shpejtësi gazit të lëngshëm natyror, duke u shndërruar në një nga importuesit më të mëdhenj në botë të këtij karburanti.
Ky ndryshim përmirësoi sigurinë energjetike të Europës, duke ulur varësinë nga Rusia, por gjithashtu ndërlikoi dinamikën energjetike të rajonit. Në vend që të mbështetet te furnizimet afatgjata përmes gazsjellësve, Europa tani konkurron me Azinë dhe rajone të tjera në tregun global të gazit të lëngshëm natyror, ku çdo ndërprerje e furnizimit mund të ketë pasoja të menjëhershme në mbarë botën.
Europa po mbetet pas ritmit të nevojshëm për të rimbushur rezervat e saj të gazit natyror përpara dimrit. Sipas të dhënave të London Stock Exchange (LSEG), objektet nëntokësore të magazinimit të gazit janë aktualisht rreth 55% të mbushura, niveli më i ulët për këtë periudhë të vitit, që nga viti 2021. Në të njëjtën kohë, importet e gazit të lëngshëm natyror në Europë janë ngadalësuar ndjeshëm që nga shpërthimi i luftës në Iran.
Tregu europian po alarmohet gjithnjë e më shumë nga një kombinim i rezervave të ulëta, importeve të dobëta dhe një perspektive për përkeqësimin e furnizimit. Çmimet referencë të gazit europian u rritën në mbi 60 euro për megavat/orë javën e kaluar, duke prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2023, kur kulmonte kriza energjitike.
Një dimër i butë në kontinent mund të ofrojë hapësira të mjaftueshme për të shmangur një krizë të plotë. Por një periudhë e zgjatur e të ftohtit, që rrit ndjeshëm kërkesën për ngrohje, do të tregonte se sa pak hapësira për gabime ka në sistemin energjetik të Europës.
Kosto 1.35 mld euro për ekonominë britanike - Vala e të nxehtit, 24 milionë orë pune të humbura
Vala e të nxehtit e qershorit në Mbretërinë e Bashkuar rezultoi në humbjen e 24 milionë orëve të punës, ekuivalente me 1.35 miliardë euro për ekonominë,......
Pasojat nga mbiprodhimi i energjisë së rinovueshme - Ndalon prodhimi pasi kërkohen shumë investime për ruajtjen
Fermat diellore dhe të erës në Evropë po zgjedhin në mënyrë aktive të mos prodhojnë energji, pasi ekspertët paralajmërojnë se nevojiten më shumë investime në......
Rimbursimi nga DIVA, Tatimet publikojnë udhëzuesin për llogarinë bankare/ Informacion edhe për përfitimin e kompensimit me autofaturë për fermerët
Vijon procesi i rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët që nga dorëzimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025), rezultojnë......
Gati kantieri i aksit rrugor Shalë - Tropojë/ Korridor i ri lidhës mes zonave alpine
Kantieri për ndërtimin e rrugës Shalë–Tropojë, një nga investimet e rëndësishme infrastrukturore në veri të vendit, është gati të nisë punimet. Hapja e këtij......
Nafta "në qiell", çmimi rikthehet mbi 100 dollarë për fuçi/ Tensionet në Lindjen e Mesme, pritet shtrenjtim i mëtejshëm
Çmimi i naftës Brent ështc rikthyer mbi nivelin prej 100 dollarësh për fuçi, i nxitur nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme dhe shqetësimet për......
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, vijon fushata informuese/ zv.Kryeministrja Koçiu: Bizneset mund të përfitojnë kredi deri në 2 milionë euro
Në kuadër të programit mbështetës të qeverisë për bizneset, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në......
Milot-Balldren, Karakaçi: Kostoja s’matet me kilometra/ Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë shpjegon vlerën dhe detajet e kontratës
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër për sa i përket kostove të rrugës......
A do zhduken eurot aktuale? Modelet e reja të kartëmonedhave, qytetarët ftohen të votojnë
Pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro është hapur konsultimi......

