Shqipëria Postuar më 27 Korrik 2026, 11:47

1 miliard euro për skemën e pensioneve - Gjysma e vitit mbyllet me performancë të lartë, më shumë hapësira për pensionistët

Nga Elisabeta Dosku

1 miliard euro për skemën e pensioneve - Gjysma e vitit mbyllet me

Të ardhurat në skemën e pensioneve kanë rezultuar rritje të vazhdueshme duke krijuar më shumë hapësirë për mbështetje financiare ndaj pensionistëve dhe shtesave në nevojë.

Në gjysmën e parë të vitit të punësuarit në vend kanë derdhur afro 99.2 miliardë leke apo rreth 1 miliardë euro në arkën e shtetit si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Konkretisht në periudhën Janar-Qershor 2026, të ardhurat nga  ky zë kanë u realizuan në masën 102.8% të planit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se në gjysmën e parë të vitit janë arkëtuar 11.6 miliardë lekë apo 124 milionë euro më shumë. E shprehur në përqindje, rritja rezulton 13.3% më shumë se gjashtëmujori 2025.

Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, pasi në vitin 2016, të ardhurat nga kontributet ishin në masën 38 miliardë lekë, çka tregon se pavarësisht rritje së numrit të pensionistëve ndër vite dhe presionit mbi skemë, rritja e të ardhurave ka ecur paralel duke mos e bërë jo funksionale skemën e pensioneve.  

Në këtë perfomancë kanë ndikuar disa faktorë. Së pari është rritja e pagave në sektorin publik, ndjekur dhe nga sektori privat, duke bërë që paga mesatare në vend të rritet ndjeshëm duke arritur në nivelin e afro 1 mijë euro në muaj dhe si rrjedhim dhe pagesa e punonjësve për sigurime.

E dyta lidhet me reformën antiinformalitet, fokusuar kryesisht në nëndeklarimin e pagave, çka solli një rritje të deklarimeve dhe si rrjedhim dhe të të ardhurave të paguara nga kontributet.

Po ashtu, vendosja e pagave reference përgjatë këtij viti në sektorë si turizmi, ndërtimi dhe mjekësia, kanë sjellë një efekt direkt në rritjen e kontributeve dhe shëndoshjen e skemës.

Nga ana tjetër rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 50 mijë lekë nga muaji Janar kanë ndikuar në këtë drejtim.

Një faktor tjetër lidhet me rritjen e numrit të bizneseve të hapura në Shqipëri përgjatë vitit 2026 si dhe mirëadministrimi nga ana e administratës tatimore, që duket sikur po kompenson disi edhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.

Pagesa minimale për kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për individ është rreth 13.950 lekë në muaj.

Shqipëria 27 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat