Shqipëria Postuar më 27 Korrik 2026, 10:32

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur me 82.4 lekë në raport me një javë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane e ka nisur javën pozitivisht duke shënuar një rritje të lehtë të vlerës krahasuar me javën e shkuar teksa është blerë këtë të hënë me 93.1 lekë dhe është shitur me 94 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një rritje të kuotës këtë mëngjes në raport me javën e kaluar pasi është blerë me 99.8 lekë dhe është shitur me 101 lekë duke e nisur pozitivisht këtë javë ka nisur.

Paundi britanik edhe ai ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 108.6 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat