“Gazi i lëngshëm amerikan, prioritet strategjik” - Kërkesa e “Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë” për qeverinë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga qeveria që qasjen në gazin e lëngshëm natyror (LNG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zhvillimin e infrastrukturës përkatëse ta vendosë në krye të prioriteteve strategjike të vendit. Sipas Odës Amerikane, një orientim i tillë jo vetëm që do të përmirësonte sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, por do të thellonte edhe më tej partneritetin strategjik me SHBA-në.
Në reagimin e saj, Oda vlerëson se sektori energjetik i Kosovës vazhdon të mbështetet kryesisht në termocentrale të vjetruara me linjit, ndërsa importi i energjisë elektrike mbetet një barrë e konsiderueshme financiare. Shtimi i kërkesës për energji, remontet e planifikuara të kapaciteteve ekzistuese dhe luhatjet e tregut ndërkombëtar po e bëjnë gjithnjë e më të domosdoshëm diversifikimin e burimeve energjetike.
Po ashtu, theksohet se në Evropën Juglindore po zhvillohen projekte të rëndësishme për infrastrukturën e LNG-së dhe ndërlidhjet energjetike, të cilat po krijojnë mundësi të reja për furnizim më të sigurt dhe më të qëndrueshëm me gaz natyror. Nëse nuk vepron me kohë, Kosova rrezikon të mbetet jashtë këtyre korridoreve të reja energjetike rajonale.
Sipas Odës Amerikane, sfida kryesore nuk qëndron më te disponueshmëria e gazit, por te gatishmëria e Kosovës për të përfituar nga këto mundësi. Kjo kërkon investime në infrastrukturë, përmirësim të kuadrit ligjor dhe rregullator, si dhe bashkëpunim më të ngushtë me partnerët strategjikë.
Oda vlerëson se qasja në gaz natyror do të ndihmonte në uljen e varësisë nga importet e energjisë elektrike, do të mbështeste integrimin e burimeve të ripërtëritshme dhe do të rriste konkurrueshmërinë e ekonomisë vendore përballë standardeve gjithnjë e më të rrepta të Bashkimit Evropian për emetimet e karbonit.
Në fund, Oda Ekonomike Amerikane i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë për integrimin e vendit në rrjetet rajonale të gazit, duke paralajmëruar se vonesat në këtë drejtim mund të zgjasin cenueshmërinë energjetike dhe të kufizojnë potencialin ekonomik të Kosovës.
Shqipëria mirëpriti mbi 1.1 milionë vizitorë gjatë majit - Ministri Gonxhja: Lituania dhe Danimarka kryesojnë rritjen e turistëve
Shqipëria vijon të forcojë pozitat e saj si një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në rajon. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit,......
Amazon premton 10 mld euro për Evropën - Priten 25,000 vende të reja pune dhe robotë
Amazon po nis një investim të madh në Evropë, me më shumë se 10 miliardë euro të destinuara për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj të magazinimit......
Energjia diellore, 136 mln euro në ditë kursime - Publikohen shifrat për Evropën që nga fillimi i luftës në Iran
Një analizë e re nga SolarPower Europe zbulon se shfrytëzimi i dritës së diellit për energji i ka kursyer Evropës 12.8 miliardë euro që nga 2 qershori –......
“Nuk ka mungesë karburanti për avionët” - Shefi i transportit të BE: Situata ndryshon nga një kompani në tjetrën
Shefi i transportit të Bashkimit Evropian tha se nuk ka shenja të mungesës së karburantit për avionët në Evropë në muajt e ardhshëm, pavarësisht tronditjes......
Qindra milionë dollarë për të mbështetur qymyrin - Trump: Do të ulë koston e jetesës për amerikanët
Presidenti Donald Trump tha se po drejton qindra miliona dollarë për të mbështetur termocentralet amerikane me qymyr dhe për të transportuar karburantin me......
Shembull për tu ndjekur, zv.kryeministrja Koçiu: Turqia, modeli se si turizmi bëhet motor zhvillimi
Shpesh vizitojmë vendet fqinje dhe habitemi me cilësinë e shërbimit, fuqinë e industrisë së turizmit dhe transformimin ekonomik të tyre përmes turizmit.......
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që mbahet në Malin e Zi
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar se Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 5......
Një biznes për çdo 17 banorë në Shqipëri/ Tirana, Vlora dhe Durrësi, në krye të sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje ekonomike aktive, që do të thotë se në vend operon mesatarisht një biznes për çdo 17 banorë. Të dhënat e......



