Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që mbahet në Malin e Zi

Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar se Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 5 qershor 2026 në Tivat, Mali i Zi.
Samiti mbledh liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke riafirmuar partneritetin strategjik dhe angazhimin e përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit. Takimi zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit të mbajtur në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović. Në Samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Nën temën “Prosperiteti i Përbashkët dhe Stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, liderët do të diskutojnë mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun dhe politikat e BE-së, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Programi i samitit nis me ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes të organizuar nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović. Më pas do të zhvillohet seanca plenare e samitit, ku liderët do të shkëmbejnë pikëpamje mbi prioritetet e përbashkëta europiane dhe rajonale.
Samiti do të shërbejë gjithashtu si një platformë për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni dhe Europa, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Takimi në Tivat zhvillohet në kuadër të zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Europian 2024–2029 dhe konfirmon rëndësinë që Bashkimi Europian i kushton perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.
Një biznes për çdo 17 banorë në Shqipëri/ Tirana, Vlora dhe Durrësi, në krye të sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje ekonomike aktive, që do të thotë se në vend operon mesatarisht një biznes për çdo 17 banorë. Të dhënat e......
Rruga Milot–Balldre, kur shpallet fituesi? - Karakaçi në interpelancë: Çështje ditësh, komisioni po vendos pikët për kompanitë
“Shpallja e fituesit të koncesionit për aksin rrugor Milot – Balldre nuk është përmbyllur ende, por procedura po shkon drejt finalizimit”. Gjatë një......
Inteligjenca Artificiale dhe privatësia në sektorin financiar - Komisioneri Dervishi: Mbroni të dhënat personale të qytetarëve
Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për lehtësimin e proceseve të punës dhe shërbimeve në sektorin financiar,......
Karburantet, ja çmimet e reja të miratuara nga Bordi i Transparencës
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve në vend, duke vendosur ulje të mëtejshme për naftën dhe benzinën. Sipas vendimit të marrë në......
Interes i ulët për obligacionet afatgjata/ Yield-i rritet në 6.22% për 15-vjeçaret. Kërkesa nuk mbuloi plotësisht shumën e shpallur
Interesi i investitorëve për obligacionet 15-vjeçare rezultoi më i moderuar në ankandin e 3 qershorit, ku kërkesa nuk arriti të mbulojë plotësisht shumën e......
Ngrihet “Urdhri i Agronomit” - Si do funksionojë struktura? Përfshihen tek profesionet e rregulluara
Mungesa e rregullimit institucional të profesionit të agronomit ka krijuar një boshllëk në cilësinë e shërbimeve bujqësore, në besueshmërinë e ekspertizës......
Shqipëria, në projektin e BE për pronësinë intelektuale - Laknori: Pa mbrojtje të markave, bizneset humbasin konkurrueshmërinë
Shqipëria bëhet pjesë e projektit të ri “EU4IP” të Bashkimit Evropian për pronësinë intelektuale, një nismë që synon forcimin e mbrojtjes së markave,......
I njëjti produkt, çmim më të lartë në Shqipëri se Evropë - Ciko: Të ardhurat tona nuk përputhen me kostot e produkteve ushqimore
Ju ka ndodhur ndonjëherë gjatë udhëtimeve tuaja në Evropë, që të futeni në një supermarket dhe të gjeni produkte si në Shqipëri, por me çmime dukshëm më të......



