I njëjti produkt, çmim më të lartë në Shqipëri se Evropë - Ciko: Të ardhurat tona nuk përputhen me kostot e produkteve ushqimore

Ju ka ndodhur ndonjëherë gjatë udhëtimeve tuaja në Evropë, që të futeni në një supermarket dhe të gjeni produkte si në Shqipëri, por me çmime dukshëm më të ulëta se në vendin tonë? Studiuesi dhe pedagogu Ilir Ciko ka sjellë për të tretin vit radhazi një studim mbi pozicionet monopoliste të supermarketeve që tregtojnë produkte kryesisht ushqimore, por jo vetëm, në tregun shqiptar.
Pavarësisht se vendi ynë është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar, sërish ne zëmë vendin e parë në rajon për sa i përket çmimeve më të larta të produkteve që tregtohen në Shqipëri në krahasim me vendet evropiane.
“Ka një përmirësim të lehtë të Shqipërisë krahasur me vitin e kaluar, kemi zbritur në 83, si pozicion, por jemi vendi i fundit në rajon krahasuar me të gjitha vendet e tjera, ndërkohë që vende si Mali i Zi kanë pësuar një përmirësim goxha të ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar. Çmimet e tregtuara nga kompania në fjalë, kompania evropiane që ushtron aktivitetin në shumë vende të Evropës, sot në Shqipëri janë 83% më të larta, sesa çmimet e të njëjtave produkte që e njëjta kompani tregton në tregun e Bashkimit Evropian”, u shpreh Ciko.
Në tregjet e liberalizuara dhe me konkurrencë më të lartë, çmimi përputhet me nivelin e pagave, ndërsa për sa i takon produkteve që tregtohen në supermarkete, ekziston një hendek i madh midis çmimeve dhe pagës për përballimin e blerjes së tyre.
“Si janë çmimet për produkte të cilat janë krejtësisht të liberalizuara dhe nuk ka pozita monopol? Shembulli më i thjeshtë që unë kam marrë është qethja te berberi, për meshkujt. Një çmim shumë simbolik, por që është një treg krejtësisht i hapur, ka një konkurrencë të plotë, berberë ka kudo, në të gjitha vendet e Evropës dhe në Shqipëri, nuk ka një strukturë monopol, dhe çmimi në Shqipëri korrespondon krejtësisht me nivelin e pagave që kemi në Shqipëri, sikurse në të njëjtën mënyrë korrespondon çmimi i qethjes që është te berberi në Berlin, në Paris, në Danimarkë, kudo në vendet e Evropës, korrespondon me nivelin e pagave që ato kanë”, tha ai.
Sipas Cikos, konsumatori shqiptar paguan një kosto që shkon nga 130-260 milionë euro, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse për monitorimin e tregut apo nga vetë kompanitë.
Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten në Shqipëri/ Paga, transporti dhe makineritë, faktorët kryesorë që po shtrenjtojnë projektet
Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka vijuar të përballet me rritje të kostove edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave më të fundit nga......
Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale
Administrata Tatimore i bën thirrje tatimpaguesve të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë brenda datës 5 qershor 2026 për lidhjen e marrëveshjes së......
“Ruajtja e natyrës nuk do të thotë moszhvillim” - Rama: Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë arkitektë ndërkombëtarë
Tirana ka zhvilluar këtë të enjte edicionin e dytë të festivalit të arkitekturës “Bread&Heart”. Kryeministri, Edi Rama, i pranishëm në aktivitet foli për......
Gati 30% e qytetarëve informohen nga rrjetet sociale/ Google vijon të mbetet burimi më i përdorur i informacionit
Shqiptarët vazhdojnë të mbështeten kryesisht te motorët e kërkimit për të gjetur informacion në internet, ndërsa chatbot-et e inteligjencës artificiale......
Në Shqipëri, mosha po rritet po aq shpejt sa kalon koha/ Në vetëm 11 vite, mosha mediane e popullsisë u rrit nga 34.7 në 45 vjeç
Shqipëria po përjeton një nga transformimet më të shpejta demografike në Europë. Në vetëm 11 vite, mosha mediane e popullsisë është rritur nga 34.7 vjeç në......
Legalizimet, miratohen 2994 vendime në maj - ASHK: Pa sportele fizike, formalizimi i pronave vijon
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë muajit maj janë miratuar gjithsej 2994 vendime legalizimi, duke vijuar procesin e formalizimit të......
Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas/ Kufizime të përkohshme të qarkullimit pranë Kthesës së Kamzës
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në segmentin pranë Kthesës së Kamzës do të përballen me kufizime dhe devijime të përkohshme të trafikut, për shkak të......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte në qëndrueshmëri pas rritjes që regjistroi një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe duke u......



