Aeroporti i Rinasit pret deri në 56 mijë pasagjerë në ditë - Shërbimet policore dhe doganore, 24 orë në funksion

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po përballet me fluksin më të lartë të udhëtarëve, si pasojë e sezonit turistik. Për menaxhimin e lëvizjeve të shtuara, Policia e Shtetit dhe administrata doganore kanë përforcuar masat, me synim përpunimin më të shpejtë të pasagjerëve dhe garantimin e sigurisë në kufi.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe kreu i Doganave, Besmir Beja, inspektuan nga afër punën e strukturave të Policisë Kufitare dhe të shërbimeve doganore në aeroport.
Sipas të dhënave, në Rinas përpunohen mesatarisht rreth 50 mijë pasagjerë në ditë, ndërsa në ditët me fluksin më të lartë ky numër arrin deri në 56 mijë.
“Në Aeroportin e Rinasit trajtohen dhe përpunohen në ditë 50 mijë pasagjerë, ku fluksin më të madh në ditë të veçanta e ka dhe 56 mijë pasagjerë që përpunohen në një ditë. Përsa i përket fluksit të shtuar që kemi, gatet që kemi ose kontrolli që bëhet automatik, ka dhënë një rezultat shumë të mirë, ku kemi ulur moshën nga 16 në 12 vjeç për fëmijët, dhe kjo ka bërë të mundur që ne të ulim kohën e shërbimit, por njëkohësisht rritet edhe numri i personave që kalohet nëpërmjet gateve”, tha Skënder Hita, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Përdorimi i portave automatike dhe shtimi i kapaciteteve operacionale kanë ndihmuar në reduktimin e kohës së pritjes dhe shmangien e radhëve të gjata, veçanërisht gjatë orareve të pikut. Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve, duke theksuar se shërbimet policore dhe doganore funksionojnë pa ndërprerje.
“Kjo është realisht një shenjë e një bashkëpunimi shumë të mirë me Policinë e Shtetit, bashkëpunim i jashtëzakonshëm. Të dyja shërbimet, qoftë ai policor dhe doganor, janë në funksionim 24 orëshë, për t’ju përgjigjur këtij fluksi të shtuar.”
Drejtuesit e dy institucioneve deklaruan se masat e shtuara dhe bashkëpunimi ndërinstitucional kanë mundësuar përballimin e fluksit rekord të pasagjerëve, duke garantuar njëkohësisht sigurinë kufitare, parandalimin e krimit ndërkufitar dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta për qytetarët dhe turistët.
Investimet turistike, kontroll që në projekt - Projektligji parashikon rregulla për hotelet, regjistrimin dhe bregdetin
Ndryshime të reja pritet të aplikohen në sektorin e turizmit, me qëllim rritjen e standardeve të strukturave akomoduese, formalizimin e tregut dhe garantimin......
Volkswagen dhe Mercedes “sundojnë” rrugët shqiptare/ Makinat shtohen, por mbi gjysma janë prodhuar para 15-25 vitesh
Numri i mjeteve rrugore në Shqipëri ka kaluar për herë të parë pragun e 1 milion njësive. Në fund të vitit 2025, në vend rezultonin të regjistruara 1 milion......
Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë dhe cigares - 6-mujori/ Rriten zhdoganimet, bie nafta dhe birra
Kafja dhe cigarja janë kthyer në mënyrë jetese për qytetarët, lidhur kjo edhe me sezonin veror dhe frekuentimin e shtuar të strukturave të shërbimeve. Të......
Shqipëri-Kosovë, kush shet më shumë? Nga karburantet, te perimet. Tregtia në gjysmën e parë të vitit
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës u zgjeruan ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, me rritje si të eksporteve, ashtu edhe të importeve.......
Dollari amerikan i paqëndrueshëm – Luhatje të përgjithshme në tregun valutor
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar ulje-ngritje në raport me një ditën që lamë pas teksa është blerë këtë......
6.5 mld lekë për projektet e infrastrukturës - Akti normativ/ Malaj: Financim i mbrojtjes, rritja e pensioneve nga 1 Korriku
Akti normativ i qeverisë për ndryshime në buxhetin e vitit 2026, do të mundësojë akomodimin e politikave me ndikim të menjëhershëm ekonomik dhe social, siç......
Sa kushtoi energjia për një shqiptar gjatë 2025-ës? Shqipëria regjistroi shpenzimet më të ulëta në Ballkan
Sipas të dhënave të International Energy Agency (IEA), të përpunuara nga Visual Capitalist, Shqipëria renditet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për......
Bankat mbeten të kujdesshme me bizneset - BSH: Rritja e kërkesës për financim nuk është shoqëruar me më shumë miratime kredish
Në ndryshim nga individët, bankat janë treguar më “të rrepta” në dhënien e kredive ndaj bizneseve gjatë tremujorit të dytë. Standardet e kreditimit mbetën......

