6.5 mld lekë për projektet e infrastrukturës - Akti normativ/ Malaj: Financim i mbrojtjes, rritja e pensioneve nga 1 Korriku

Akti normativ i qeverisë për ndryshime në buxhetin e vitit 2026, do të mundësojë akomodimin e politikave me ndikim të menjëhershëm ekonomik dhe social, siç janë indeksimi pensioneve dhe rritja e fondeve për startup-et, financimi i mbrojtjes dhe infrastrukturës.
Gjatë prezantimit të aktit në komisionet parlamentare, Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se indeksimi i pensioneve me 2.7 % i nis efektet nga 1 Korriku, ndërsa vitin e ardhshëm do të bëhet në muajin Prill.
“Urgjenca e kësaj ndërhyrjeje lidhet ngushtësisht me garantimin e zbatimit në kohë të politikave me ndikim të menjëhershëm ekonomik dhe social, të lidhura ngushtë me afate të përcaktuara ligjore dhe buxhetore. Më konkretisht: Afrimin e indeksimit të pensioneve me efekt financiar nga 1 korriku (pra jo më nga 1 tetori). Plani është që vitin e ardhshëm indeksimi i pensioneve të bëhet në muajin Prill, siç ka qenë edhe më parë. Dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara me efekt financiar nga data 1 korrik 2026; Mbulimin nga shteti të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave PAK, me efekt nga data 1 Tetor 2026 dhe me një kosto financiare vjetore prej 2 miliardë lekësh. Sigurimin e financimit të menjëhershëm të shpenzimeve prioritare në fushën e mbrojtjes, në funksion të përmbushjes së angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë ndaj NATO-s, gjatë vitit buxhetor 2026; Garantimin e burimeve financiare të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve, që lidhen me procesin e integrimit evropian”.
Sipas Ministrit, përmes aktit normativ, një rëndësi e veçantë i kushtohet investimeve në infrastrukturë.
“1 miliard lekë financim i huaj shtesë për projektet me ecuri të mirë. 6.5 miliardë lekë financim shtesë për investimet infrastrukturore prioritare. Nga kjo shumë, 3 miliardë lekë do të përdoren për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Logjistikës Bashkiake, me qëllim mbështetjen e bashkive me makineri, pajisje dhe logjistikë”.
Përmes këtij akti normativ, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit merr 1.6 miliardë lekë shtesë; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 3.9 miliardë lekë shtesë; Ministria e Mbrojtjes, rreth 10.3 miliardë lekë; Ministria e Arsimit 750 milionë lekë shtesë; Ministria e Brendshme 704 milionë lekë dhe SPAK 200 milionë lekë.
Sa kushtoi energjia për një shqiptar gjatë 2025-ës? Shqipëria regjistroi shpenzimet më të ulëta në Ballkan
Sipas të dhënave të International Energy Agency (IEA), të përpunuara nga Visual Capitalist, Shqipëria renditet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për......
Bankat mbeten të kujdesshme me bizneset - BSH: Rritja e kërkesës për financim nuk është shoqëruar me më shumë miratime kredish
Në ndryshim nga individët, bankat janë treguar më “të rrepta” në dhënien e kredive ndaj bizneseve gjatë tremujorit të dytë. Standardet e kreditimit mbetën......
Burnham ul TVSH-në për energjinë elektrike - Britani, plani do të kushtojë rreth 850 milionë paund në 2026 dhe 2027
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, menjëherë pas marrjes së detyrës, ka njoftuar uljen e TVSH-së për faturat e energjisë elektrike,......
Bllokada e Detit të Kuq dhe furnizimet globale me energji - Mbyllja e saj nga Huthët, front i ri në krizën energjetike
Huthët e Jemenit, të lidhur me Iranin, do të vendosin një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, duke e penguar më tej tregun global të energjisë, i cili......
50% tarifa shtesë ndaj Kanadasë - Trump nënshkruan dekretet: Po diskriminon tregtinë amerikane
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi tre dekrete për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% për disa mallra kanadeze, duke thënë se Kanadaja po......
Synohet ulja e konsumit të lëndëve djegëse fosile - Propozimet e Brukselit për të lehtësuar procesin
Ekonomia e Bashkimit Evropian duhet të arrijë një objektiv elektrifikimi prej 46% në transport, industri dhe ndërtesa deri në vitin 2040, me qëllim që të ulë......
Familjet në Europë, “të mbytura” në borxhe - Kryeson veriu i pasur dhe jo ekonomitë e brishta të jugut
Familjet më të zhytura në borxhe në Bashkimin Europian gjenden në veriun e pasur dhe jo në ekonomitë jugore që zakonisht njihen si ato më të brishta. Në......
Rikonstruksion nënstacionit elektrik në Kinostudio - OSSH hap garën, investimi synon uljen e ndërprerjeve të energjisë
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a ka shpallur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik të Kinostudios në......

