Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë dhe cigares - 6-mujori/ Rriten zhdoganimet, bie nafta dhe birra

Kafja dhe cigarja janë kthyer në mënyrë jetese për qytetarët, lidhur kjo edhe me sezonin veror dhe frekuentimin e shtuar të strukturave të shërbimeve.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, për gjysmën e parë të vitit tregojnë se sa i takon mallrave kryesore të akcizës importi i kafes dhe cigares, rezulton në rritje, ndërsa ndryshe ka ndodhur me karburantet dhe birrën.
Konkretisht përgjatë periudhës janar-qershor 2026 janë importuar 5,392 ton, me rritje prej 632 ton në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë si dhe sasia më e lartë në 5 vite. Po ashtu, vetëm në muajin Qershor janë zhdoganuar 1,520 ton kafe, thuajse dyfishi i sasisë krahasuar me Qershor 2025.
Në të njëjtën linjë ka ecur dhe importi i cigares, ku në 6 muaj janë zhdoganuar 1689 ton, më rritje prej 180 ton në raport me 6-mujoriun 2025, si dhe shifra me lartë ndër vite. Vetëm në Qershor janë zhdoganuar 356 ton cigare.
Sa i takon importit të karburanteve, zhdoganimet në gjysmën e parë të vitit regjistrohen në afro 332 mijë ton, në rënie me rreth 13 mijë ton në raport me janar-qershor 2025. Kjo për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimit të naftës në muajt e parë të vitit si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Megjithatë, stabilizimi i çmimeve në treg po sjell dhe përmirësim të konsumit, pasi në muajin Qershor janë zhdoganuar afro 69 mijë ton karburante, duke shënuar rritje prej 3 mijë ton krahasuar me Qershor 2025.
Ndërsa importi i birrës në 6 mujorin e parë 2026 regjistrohet në 25 mijë ton, duke pësuar rënie me 765 ton në raport me një vit më parë. Ndërsa në Qershor janë zhdoganuar 7,498 ton, me një rritje të lehtë në raport me Qershor 2025.
Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë realizuar në shumën 33.6 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 4.6% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025, si dhe realizim në shumën 492 milionë lekë ose 98.6% të planit për gjashtëmujorin 2026.
Shqipëri-Kosovë, kush shet më shumë? Nga karburantet, te perimet. Tregtia në gjysmën e parë të vitit
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës u zgjeruan ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, me rritje si të eksporteve, ashtu edhe të importeve.......
Dollari amerikan i paqëndrueshëm – Luhatje të përgjithshme në tregun valutor
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar ulje-ngritje në raport me një ditën që lamë pas teksa është blerë këtë......
6.5 mld lekë për projektet e infrastrukturës - Akti normativ/ Malaj: Financim i mbrojtjes, rritja e pensioneve nga 1 Korriku
Akti normativ i qeverisë për ndryshime në buxhetin e vitit 2026, do të mundësojë akomodimin e politikave me ndikim të menjëhershëm ekonomik dhe social, siç......
Sa kushtoi energjia për një shqiptar gjatë 2025-ës? Shqipëria regjistroi shpenzimet më të ulëta në Ballkan
Sipas të dhënave të International Energy Agency (IEA), të përpunuara nga Visual Capitalist, Shqipëria renditet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për......
Bankat mbeten të kujdesshme me bizneset - BSH: Rritja e kërkesës për financim nuk është shoqëruar me më shumë miratime kredish
Në ndryshim nga individët, bankat janë treguar më “të rrepta” në dhënien e kredive ndaj bizneseve gjatë tremujorit të dytë. Standardet e kreditimit mbetën......
Burnham ul TVSH-në për energjinë elektrike - Britani, plani do të kushtojë rreth 850 milionë paund në 2026 dhe 2027
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, menjëherë pas marrjes së detyrës, ka njoftuar uljen e TVSH-së për faturat e energjisë elektrike,......
Bllokada e Detit të Kuq dhe furnizimet globale me energji - Mbyllja e saj nga Huthët, front i ri në krizën energjetike
Huthët e Jemenit, të lidhur me Iranin, do të vendosin një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, duke e penguar më tej tregun global të energjisë, i cili......
50% tarifa shtesë ndaj Kanadasë - Trump nënshkruan dekretet: Po diskriminon tregtinë amerikane
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi tre dekrete për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% për disa mallra kanadeze, duke thënë se Kanadaja po......

