Nis ndërtimi i 223 apartamenteve të reja në Kombinat/ Koçiu: Do shpërndahen për përfituesit në kuadër të “Rindërtimit”

Ka nisur puna për ndërtimin e 223 apartamenteve të reja në Kombinat, të cilat do t’u shpërndahen familjeve përfituese në kuadër të programit të rindërtimit.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte sot në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ku po zhvillohen punimet pas dakordësimit për prishjen e një godine, në truallin e së cilës do të ndërtohen apartamentet e reja.
“Kemi nisur punën për ndërtimin e apartamenteve që do t’u shpërndahen banorëve, ndaj të cilëve kemi detyrimin të garantojmë një banesë pas dëmtimeve që pësuan shtëpitë e tyre. Kjo ka qenë një kërkesë e hershme, por procesi është vonuar për shkak të procedurave të gjata gjyqësore dhe sigurimeve të njëpasnjëshme të padive. Bëhet fjalë për dy prona me dy pretendues të ndryshëm në këtë zonë, çka e ka bërë të pamundur nisjen më herët të punimeve. Lajmi i mirë është se sot jemi në kushtet për të prishur këtë godinë dhe, me lirimin e sheshit, i hapet rruga ndërtimit të shpejtë”, - tha Koçiu.
Deri tani janë shpërndarë 664 apartamente sipas Koçiut, ku familjet përfituese kanë hyrë në banesat e tyre. Ndërkohë, në godinën përballë pritet të shpërndahen edhe 75 apartamente të tjera, me short gjatë muajit shtator.
“Gjithashtu, kanë nisur procedurat për dy godina të tjera ‘me çelësa në dorë’, të cilat do të ofrojnë edhe 100 apartamente të tjera” – shtoi zëvendëskryeministrja Koçiu.
Paralelisht me ndërtimin e banesave, do të ndërhyjë për rehabilitimin e infrastrukturës përreth, me synimin që zona e dedikuar për procesin e rindërtimit të zhvillohet si një kompleks modern banimi, në përputhje me standardet.

Shqipëria, pjesë e “Best Tourism Villages 2026”/ Gonxhja: Thesar i identitetit kombëtar
Shqipëria është bërë sërish pjesë e “Best Tourism Villages 2026”, iniciativë e Organizatës Botërore të Turizmit që vlerëson fshatrat ku trashëgimia kulturore,......
Paketa e Maleve, Rama: Zhvillim e më shumë investime/ “Nuk është për oligarkët, por për trashëgimtarët e pronave”
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me banorë dhe sipërmarrës në Theth, ku në fokus ishte prezantimi i “Paketës së Maleve”, tha se synimi i kësaj......
Në çfarë faze të prodhimit ushtarak është Shqipëria? - Ministria e Mbrojtjes: Është proces shumë kompleks. Çdo produkt kërkon licencim
Në fund të vitit pritet të bëhen dorëzimi i porosive të para të municioneve sipas kontratave që Ministria e Mbrojtjes ka me partnerët e saj. Sipas Ministrisë......
Aeroporti i Rinasit pret deri në 56 mijë pasagjerë në ditë - Shërbimet policore dhe doganore, 24 orë në funksion
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po përballet me fluksin më të lartë të udhëtarëve, si pasojë e sezonit turistik. Për menaxhimin e lëvizjeve të shtuara,......
Investimet turistike, kontroll që në projekt - Projektligji parashikon rregulla për hotelet, regjistrimin dhe bregdetin
Ndryshime të reja pritet të aplikohen në sektorin e turizmit, me qëllim rritjen e standardeve të strukturave akomoduese, formalizimin e tregut dhe garantimin......
Volkswagen dhe Mercedes “sundojnë” rrugët shqiptare/ Makinat shtohen, por mbi gjysma janë prodhuar para 15-25 vitesh
Numri i mjeteve rrugore në Shqipëri ka kaluar për herë të parë pragun e 1 milion njësive. Në fund të vitit 2025, në vend rezultonin të regjistruara 1 milion......
Shqiptarët nuk i “ndahen” kafesë dhe cigares - 6-mujori/ Rriten zhdoganimet, bie nafta dhe birra
Kafja dhe cigarja janë kthyer në mënyrë jetese për qytetarët, lidhur kjo edhe me sezonin veror dhe frekuentimin e shtuar të strukturave të shërbimeve. Të......
Shqipëri-Kosovë, kush shet më shumë? Nga karburantet, te perimet. Tregtia në gjysmën e parë të vitit
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës u zgjeruan ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, me rritje si të eksporteve, ashtu edhe të importeve.......

