Legalizimet, miratohen 2994 vendime në maj - ASHK: Pa sportele fizike, formalizimi i pronave vijon

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë muajit maj janë miratuar gjithsej 2994 vendime legalizimi, duke vijuar procesin e formalizimit të ndërtimeve dhe pajisjes së qytetarëve me dokumentacionin përkatës të pronësisë.
Sipas ASHK-së, përfituesit e këtyre vendimeve nuk do të kenë nevojë të paraqiten fizikisht pranë sporteleve për të tërhequr dokumentacionin. Vendimet e legalizimit do të jenë të disponueshme në mënyrë elektronike në profilin personal të çdo qytetari në platformën e-Albania, të pajisura me vulë digjitale dhe nënshkrim elektronik, duke garantuar vlefshmërinë ligjore të dokumentit.
Ky proces është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e shërbimeve publike dhe lehtësimin e procedurave administrative për qytetarët. Përdorimi i dokumenteve elektronike synon të reduktojë kohën e pritjes, të shmangë burokracitë dhe të ofrojë akses më të shpejtë në shërbimet shtetërore.
Për transparencë dhe informim të plotë, listat emërore të përfituesve janë publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në rubrikën “Publikime”. Këto lista janë të organizuara sipas Drejtorive Vendore përkatëse, duke u mundësuar qytetarëve të verifikojnë nëse janë përfshirë në vendimet e miratuara gjatë muajit maj.
Procesi i legalizimit është i rëndësishëm për formalizimin e pasurive, garantimin e sigurisë juridike për pronarët dhe përmirësimin e administrimit të territorit.
ASHK vijon punën për përmbylljen e proceseve të legalizimit dhe ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët në të gjithë vendin.
Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas/ Kufizime të përkohshme të qarkullimit pranë Kthesës së Kamzës
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në segmentin pranë Kthesës së Kamzës do të përballen me kufizime dhe devijime të përkohshme të trafikut, për shkak të......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte në qëndrueshmëri pas rritjes që regjistroi një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe duke u......
Kripto-asetet dhe paraja digjitale në Kosovë - BQK organizon Konferencën Rajonale të nivelit të lartë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) organizoi Konferencën dyditore Rajonale për Kripto-asetet dhe Paranë Digjitale. Në konferencë ishin të pranishëm......
BE, standarde energjie për qendrat e të dhënave - Mes shqetësimeve për rritjen e përdorimit të energjisë
Bashkimi Evropian do të zhvillojë standarde minimale të efikasitetit të energjisë për qendrat e të dhënave, ndërsa shqetësimet rriten për shtimin e shpejtë......
Rrjete më të sigurta, fatura më të larta? - Ndalimi kinez i inverterëve diellorë të BE-së riformëson energjinë e rinovueshme
Sistemet diellore gjenerojnë 13.4 përqind të energjisë elektrike të BE-së dhe janë një gur themeli i rrjetit energjetik evropian. Inverterët diellorë janë......
Çmimet e naftës regjistrojnë ulje - Ndikoi marrëveshja për armëpushim ndërmjet Libanit dhe Izraelit
Çmimet e naftës ranë të enjten, ndërsa një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit rriti shpresat për një marrëveshje më të gjerë për t'i dhënë......
Plani i Evropës kundër varësisë digjitale - Për inteligjencën artificiale, çipat, apo shërbimet cloud
Komisioni ka paraqitur një paketë ligjore për sovranitet digjital. Evropa synon të jetë më pak e varur nga prodhimi i çipave jashtë kontinentit dhe të rrisë......
Projektligji, miratohen termat për censin e bujqësisë, komision qendror me 8 ministra
Qeveria ka dhënë votë pro dhe i ka hapur rrugën për miratim në Kuvend projektligjit për censin e bujqësisë. Drafti me 33 nene parashikon mes të tjerash (Neni......



