Karburantet, ja çmimet e reja të miratuara nga Bordi i Transparencës

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve në vend, duke vendosur ulje të mëtejshme për naftën dhe benzinën.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 4 qershor, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë 195 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë 183 lekë/litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar 175 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë 163 lekë/litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 4 qershor, në orën 15:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të reflektohen zhvillimet më të fundit në tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve.
Autoritetet kanë paralajmëruar të gjithë operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara, do të merren masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Interes i ulët për obligacionet afatgjata/ Yield-i rritet në 6.22% për 15-vjeçaret. Kërkesa nuk mbuloi plotësisht shumën e shpallur
Interesi i investitorëve për obligacionet 15-vjeçare rezultoi më i moderuar në ankandin e 3 qershorit, ku kërkesa nuk arriti të mbulojë plotësisht shumën e......
Ngrihet “Urdhri i Agronomit” - Si do funksionojë struktura? Përfshihen tek profesionet e rregulluara
Mungesa e rregullimit institucional të profesionit të agronomit ka krijuar një boshllëk në cilësinë e shërbimeve bujqësore, në besueshmërinë e ekspertizës......
Shqipëria, në projektin e BE për pronësinë intelektuale - Laknori: Pa mbrojtje të markave, bizneset humbasin konkurrueshmërinë
Shqipëria bëhet pjesë e projektit të ri “EU4IP” të Bashkimit Evropian për pronësinë intelektuale, një nismë që synon forcimin e mbrojtjes së markave,......
I njëjti produkt, çmim më të lartë në Shqipëri se Evropë - Ciko: Të ardhurat tona nuk përputhen me kostot e produkteve ushqimore
Ju ka ndodhur ndonjëherë gjatë udhëtimeve tuaja në Evropë, që të futeni në një supermarket dhe të gjeni produkte si në Shqipëri, por me çmime dukshëm më të......
Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten në Shqipëri/ Paga, transporti dhe makineritë, faktorët kryesorë që po shtrenjtojnë projektet
Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka vijuar të përballet me rritje të kostove edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave më të fundit nga......
Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale
Administrata Tatimore i bën thirrje tatimpaguesve të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë brenda datës 5 qershor 2026 për lidhjen e marrëveshjes së......
“Ruajtja e natyrës nuk do të thotë moszhvillim” - Rama: Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë arkitektë ndërkombëtarë
Tirana ka zhvilluar këtë të enjte edicionin e dytë të festivalit të arkitekturës “Bread&Heart”. Kryeministri, Edi Rama, i pranishëm në aktivitet foli për......
Gati 30% e qytetarëve informohen nga rrjetet sociale/ Google vijon të mbetet burimi më i përdorur i informacionit
Shqiptarët vazhdojnë të mbështeten kryesisht te motorët e kërkimit për të gjetur informacion në internet, ndërsa chatbot-et e inteligjencës artificiale......



