Kosova Postuar më 8 Qershor 2026, 10:06

Zgjedhjet në Kosovë kushtuan 10,9 mln euro - Për dy zgjedhjet e fundit të parakohëshme u shpenzuan mbi 18 mln euro

Nga Dorian Koça

Zgjedhjet në Kosovë kushtuan 10,9 mln euro - Për dy zgjedhjet e

Ndërsa partitë politike po kryejnë llogaritë për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohëshme në Kosovë, buxheti i shtetit bën llogaritë e shpenzimeve për këtë proces. Me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në dispozicion të këtij procesi ishin 10 milionë e 887 mijë e 186 euro.

Duke marrë parasysh edhe zgjedhjet e parakohëshme në fund të dhjetorit 2025, buxheti i shtetit në Kosovë ka shpenzuar në total mbi 18 milionë euro. Për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, buxheti i planifikuar ishte 11.5 milionë euro, ndërsa shpenzimet reale, sipas raporteve jopërfundimtare të KQZ-së, kanë qenë rreth 7.4 milionë euro. Kurse, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 i kushtuan buxhetit të Kosovës rreth 7.1 milionë euro.

Lista paraprake e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit kishte 2 milionë e 92 mijë e 202 votues, apo 15,912 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor.

Numri i votuesve të rinj që do të votonin për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor ishte 22,131, prej të cilëve: 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votonin për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Prej tyre: 8,755 (51.70 %) ishin meshkuj ndërsa 8,178 (48.30 %) femra, kurse 5,198 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat