Maqedonia e Veriut, në Korridorin Vertikal të gazit - Synohet furnizim i sigurt, i diversifikuar dhe konkurrues

Maqedonia e Veriut pritet t’i bashkohet Korridorit Vertikal të Gazit, një nga nismat më të rëndësishme evropiane për diversifikimin e furnizimit me gaz natyror dhe forcimin e stabilitetit energjetik në Evropën Juglindore, Qendrore dhe Lindore.
Vendimi u konfirmua në takimin e operatorëve të sistemeve të transmetimit të gazit, i mbajtur në Athinë, ku u dakordua anëtarësimi i NOMAGAS-it në këtë kornizë rajonale të bashkëpunimit. Përveç vendeve që tashmë janë pjesë e kësaj nisme – Greqia, Bullgaria, Rumania, Moldavia, Ukraina, Sllovakia dhe Hungaria – në procesin e anëtarësimit janë edhe Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Për Ministrinë e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, kjo paraqet një hap të rëndësishëm në realizimin e objektivit strategjik, që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë aktive e rrjetit energjetik evropian, me furnizim të sigurt, të diversifikuar dhe konkurrues me gaz natyror.
Anëtarësimi në Korridorin Vertikal të Gazit nuk nënkupton ndërtimin e një gazsjellësi të vetëm të ri, por integrimin në një rrjet të koordinuar evropian të gazsjellësve kombëtarë, interkonektorëve dhe terminaleve, përmes të cilëve gazi natyror do të mund të transportohet në disa drejtime, nga jugu drejt veriut të Evropës.
Kjo nismë lidhet drejtpërdrejt me projektet kapitale të infrastrukturës që po zbatohen, ndërtimin e interkonektorit me Greqinë, i cili pritet të vihet në funksion gjatë vitit 2027, si dhe përgatitjet për interkonektorin me Serbinë. Me realizimin e këtyre projekteve, Maqedonia e Veriut për herë të parë do të ketë mundësi të sigurojë qasje në më shumë burime të gazit natyror, përfshirë edhe gazin natyror të lëngshëm.
Anëtarësimi formal në këtë nismë pritet të bëhet në shtator në Selanik, kur edhe zyrtarisht do të nënshkruhet deklarata për aderimin në kuadrin e bashkëpunimit të Korridorit Vertikal të Gazit.
Britania humbet 330 mld paund në financat publike - Problemi i mprehtë që duhet të zgjidhë kryeministri i ri, Burnham
Financat publike të Britanisë po humbasin rreth 330 miliardë paund në vit për shkak të rritjes së dobët ekonomike, plakjes së popullsisë dhe sistemit......
Monedha 1 USD me imazhin e Trump - Kritikët kanë ngritur pyetje në lidhje me ligjshmërinë e dizajnit
Zyra e Monedhave të SHBA-së do të fillojë të prodhojë monedha 1 dollari me fytyrën e Presidentit Donald Trump në pjesën e përparme, si pjesë e përkujtimit të......
Një në katër mjete bujqësore ndodhet në Fier/ Më shumë traktorë, por më pak makina mbjellëse në vitin 2025
Numri i mjeteve bujqësore në Shqipëri ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, duke arritur në 34,770 njësi në vitin 2025, nga rreth 31 mijë që......
Makinat aziatike shtojnë praninë në rrugët shqiptare - DPSHTRR: 6-mujori, automjetet koreane në krye të listës
Gjatë gjysmës së parë të vitit Koreja ishte vendi kryesor i origjinës së automjeteve të regjistruara për herë të parë në Shqipëri. Të dhënat e publikuara nga......
Mbledhja e qeverisë, Agjencia për Media publikon vendimet dhe projektligjet e miratuara
Agjencia për Media dhe Informim publikoi pasdite vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 15.07.2026. Në njoftim thuhet......
Kompensimi i fermerëve me 10% të autofaturës, Tatimet: Kemi marrë kërkesa për 1.85 milionë euro
Fermerët kanë vijuar aplikimet për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri më 14 Korrik 2026 janë......
Ministri Salla në Pogradec, nisi rrallimi i rasateve të koranit autokton në fshtin Lin
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi Ekonominë e Linit në Pogradec, ku nisi procesi i parë i rrallimit të rasateve të koranit......
Të moshuarit, mundësi në tregun e punës - Kasmi: Ka vende pune të përshtatshme edhe pranë pensionit
Ulja e papunësisë afatgjatë gjatë vitit 2025 nuk ka prekur në të njëjtën mënyrë të gjitha grupet e popullsisë. Përmirësimi është më i dukshëm te të rinjtë,......

