Të ardhurat e qytetarëve shënojnë rekord në 2025/ Shumica ende nuk i kontrollojnë deklaratat e tyre tatimore
Viti 2025 u karakterizua nga rritja më e lartë e të ardhurave të raportuara nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut në krahasim me vitet e mëparshme. Megjithatë, të dhënat tregojnë se interesimi për verifikimin e deklaratave tatimore mbetet i ulët, duke rritur rrezikun që shumë qytetarë të mos vërejnë gabime ose të humbasin të drejtën për rimbursim.
Të dhënat e publikuara nga Zyra e të ArdhuravePublike tregojnë se gjatë vitit 2025 janë raportuar gjithsej 612.87 miliardë denarë të ardhura të tatueshme, ndërsa tatimi i llogaritur mbi të ardhurat personale ka arritur në 39.82 miliardë denarë. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 74.1 miliardë denarësh në të ardhurat e deklaruara dhe afro 4.9 miliardë denarësh më shumë tatim të llogaritur.
Paga vazhdon të mbetet burimi kryesor i të ardhurave për qytetarët, me mbi 458 miliardë denarë të raportuar. Pas saj renditen të ardhuratnga kapitali, shitja e produkteve bujqësore, fitimet nga lojërat e fatit, qiraja dhe nënqiraja, si edhe kategori të tjera si vetëpunësimi, të drejtat e autorit, fitimet kapitale dhe sigurimet.
Në total, administrata tatimore ka gjeneruar 863,100 deklarata vjetore, ndërsa mbi 704 mijë prej tyre janë të qasshme në systemin elektronik për qytetarët që kanë profil aktiv. Megjithatë, vetëm 26,653 tatimpagues i kanë verifikuar personalisht deklaratat e tyre, ndërsa mbi 676 mijë janë konfirmuar automatikishtnga institucioni pa ndërhyrjen e qytetarëve.
Zyra e të Ardhurave Publike thekson se deklaratat përgatiten mbi bazën e të dhënave të dorëzuara nga paguesit e të ardhurave. Për këtë arsye, çdo pasaktësi ose lëshim mund të zbulohet vetëm nëse qytetari e kontrollon deklaratëne vet përpara konfirmimit përfundimtar.
Statistikat tregojnë gjithashtu se 313,519 qytetarë kanë paguar më shumë tatim nga sa ishte e nevojshme dhe kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim, ndërsa 208,857 të tjerë duhet të kryejnë pagesë shtesë. Megjithëse vlera e rimbursimeve arrin në dhjetëra miliona denarë, vetëm 617 tatimpagues kanë dorëzuar kërkesë për kthimin e tatimit të paguar më tepër.
Shifrat e vitit 2025, dëshmojnë një rritje të ndjeshme të të ardhurave dhe të arkëtimeve nga tatimi mbi të ardhurat personale, por njëkohësisht nxjerrin në pah nevojën që qytetarëttë jenë më aktivë në kontrollin e deklaratave të tyre tatimore, për të shmangur gabimet dhe për të mos humbur të drejtat që u takojnë.
Sa para fitojnë bashkitë nga hotelet? Rriten arkëtimet nga turizmi, më shumë formalizim
Bashkitë po arkëtojnë më shumë të ardhura nga taksa e fjetjes në hotel, ndikuar kjo nga rritja e numrit të turistëve në Shqipëri dhe reforma......
Tregu i sigurimeve fitim rekord, mbi 3.5 mld lekë/ TPL produkti me rritje mbi 13%. Si ndikoi Bonus-Malus?
Tregu i sigurimeve në Shqipëri shënoi rezultat rekord prej 3,54 miliardë lekësh (rreth 36,6 milionë euro) në vitin 2025, duke u rritur me 55,8% krahasuar me......
Pogradec, të çohesh në orën 5:00 të zësh çadër/ Destinacioni liqenor i preferuari i kësaj vere, bum pushuesish
“Nuk gjen vende fare, duhet të ccohesh që në orën pesë". Kështu thotë një pushues që ka zgjedhur Pogradecin si destinacion këtë sezon veror. Edhe këtë vit......
Shqipëria përmirëson përfshirjen financiare/ OECD: Zhvillimi i mikrofinancës dhe kuadri i ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e saj
Mikrofinanca shqiptare po zhvillohet gjithnjë e më tepër, ndërsa ky konsolidim dhe hartimi i një kuadri të ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e mëtejshme......
SEPA “ndryshon” Shqipërinë, pritet 70 milionë euro përfitim/ Themeli: Shkon mbi 2% e GDP, vlerësimi i BSH deri në fund të vitit 2026
Brenda vitit 2026, synohet që përfitimi ekonomik nga kostot e transaksioneve me SEPA, të jetë rreth 70 mln euro. Drejtori i Departamentit të Politikës......
“Fluturojnë” pemët dhe perimet/ Arrijnë rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë
Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë kanë shënuar rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka......
Deficiti tregtar i Kosovës rritet 16% në Qershor/ Eksportet 102 milionë euro, mbulohet vetëm 15% e importeve
Deficiti tregtar i Kosovës, është rritur për 16.1 për qind në muajin Qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke arritur në 578.3......
Punimet në Bypass-in e Sarandës po ecin me ritme të shpejta/ Investimi 34 milionë euro, synohet lehtësimi i qarkullimit të automjeteve
Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës vijojnë me ritme intensive, ndërsa projekti po merr formë dita-ditës. Me një gjatësi prej rreth 5 kilometrash,......

