Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve: Nafta 176 lekë dhe benzina 166 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas, duke ulur më tej çmimin e naftës dhe benzinës.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 17 qershor 2026, çmimi maksimal i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 176 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë në 164 lekë për litër.
Për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 166 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 154 lekë për litër.
Çmimet e reja hynë në fuqi sot, më 17 qershor, në orën 13:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të reflektohen ndryshimet e mëtejshme të tregut.
Bordi u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve detyrimin për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar masa administrative në rast të shkeljeve.
Sipas njoftimit zyrtar, operatorët që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara rrezikojnë pezullimin e aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, rithekson angazhimin për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Rikonstruksion rrjeti energjetik në Elbasan e Cërrik - OSSH hap garën, synohet modernizimi i infrastrukturës
Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Elbasan ka shpallur dy tendera për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë......
“BE-së i duhet Ballkani Perëndimor” - Rama: Transformim i thellë, Shqipëria synon anëtarësimin brenda dekadës
Bashkimit Europian i duhet Ballkani Perëndimor. Është kjo deklarata e bërë nga Kryeministri Rama në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një......
Buxheti i shtetit, 340.5 mld lekë në 5 muaj - Kryesojnë TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat personale
Gjatë periudhës 5-mujore të këtij viti buxheti I shtetit ka arkëtuar rreth 340.5 miliardë lekë, me realizim 105.3 % të planit të periudhës. Ndërkohë,......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohen valutat kryesore
Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një zbritje të konsiderueshme të vlerës në raport me rritjen që regjistroi një ditë parë teksa është blerë sot me 81......
SpaceX kalon Amazon - Bëhet kompania e pestë më e vlefshme në botë
SpaceX i Elon Musk ka tejkaluar Amazon si kompania e pestë më e vlefshme në botë, vetëm disa ditë pas debutimit të saj në bursë. Ky moment historik erdhi......
Marrëveshja me Iranin, fond 300 mld dollarë - Reuters zbulon detaje nga Fondi i Rindërtimit dhe Zhvillimit
Një fond privat prej 300 miliardë dollarësh i projektuar për të nxitur investime në Iran është përcaktuar në marrëveshjen kornizë SHBA-Iran dhe më shumë se......
Shqetësimi për çekuilibrat ekonomike globale - Një nga temat qendrore në takimin e udhëheqësve të G7
Franca po përdor presidencën e saj të G7 për të vënë në qendër të vëmendjes çekuilibrat në rritje ekonomike globale, ndërsa eksportet në rritje të Kinës,......
“Ekonomia e Serbisë është e qëndrueshme” - Raporti i FMN: Rreziqet mbeten të pranishme
Ekonomia e Serbisë mbetet e qëndrueshme mes ndërprerjeve të shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme, me rreziqe të theksuara rënieje, tha Fondi Monetar......



