Si mund të integrohet biznesi në tregun evropian? - Kapitali njerëzor, kyç për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërinë

Rritja e produktivitetit të bizneseve shqiptare, përqendruar në fuqinë punëtore, është kyç për të kapërcyer sa më lehtë integrimin në Bashkimin Europian.
Procesi i integrimit krijon mundësi të reja për sipërmarrjen shqiptare, por nga ana tjetër vjen me kërkesa më të larta për konkurrueshmëri, standarde si dhe produktivitet, i cili nuk lidhet vetëm me investimet në teknologji por edhe në kapitalin njerëzor. Për këtë arsye Swisscontanct Albania dhe SWISSA Albania organizuan një tryezë dialogu me përfaqësues të bizneseve.
“Bizneset tona duhet të bëhen më konkurruese dhe më produktive për të përmbushur standardet që tregu evropian kërkon. Por pa njerëz të aftë për të përballuar sfidat e teknologjisë mocderne, progresi mbetet i kufizuar”, tha Samir Shqarri, President, Dhoma e Tregtisë Zvicerane Shqiptare.
Aktualisht, Shqipëria rezulton me produktivitetin më të ulët të punës në rajon.
“Burimet njerëzore janë element shumë i rëndësishëm i produktivitetit të punës dhe ndërmarrjeve. Nëse bëhemi anëtarë të BE, do ndeshemi me firmat e BE që prodhojnë 10 herë më shumë dhe do ketë pasoja transformuese dhe shkatërruese për një pjesë të firmave shqiptare”, shprehet Neritan Sejamini, Konsulent i Ekonomisë dhe Politikave Publike.
Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, komuniteti i biznesit po harton një program me 4 shtylla që synon të lehtësojë këtë proces për sipërmarrjet shqiptare dhe përqendrohet në ndërgjegjësim, transformim të kompanive, masat mbështetëse të qeverisë si dhe monitorim të ecurisë.
“Nëse bizneset nuk janë gati do humbin tregun, klientelën dhe do jemi thjeshtë konsumatorë. Nëse ne humbasim sovranitetin ekonomik, do kemi problem shumë të madh. Do importojmë inflacionin dhe krizat dhe do jemi konsumator, prandaj kemi bërë një program kombëtar të mbështetjes për bizneset, me katër shtylla kryesore”, theksoi Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.
Pjesëmarrësit në aktivitet nga të gjithë sektorët ekonomisë ndanë vështirësitë konkrete që ka për ta procesi i integrimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojën për një udhërrëfyes më të qartë dhe për më shumë mbështetje përmes politikave dhe financimeve publike.
“Tepricë e konsiderueshme nafte në vitin 2027” - Parashikimet e IEA pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit
Tregu i naftës do të kalojë në një tepricë të konsiderueshme furnizimi në vitin 2027, pasi të rikuperohet nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, tha Agjencia......
Projektligji “Për Financimin e Partive Politike” - Komisioni i Venecias e vlerëson pozitivisht dhe sugjeron disa rregullime
Komisioni i Venecias dhe Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetin e së Drejtës (DGI) kanë vlerësuar pozitivisht projektligjin “Për......
Saranda, destinacion me rritje të turistëve - Çipa: Kujdes, mos abuzohet me çmimet dhe imazhin e vendit!
Saranda po përjeton sezon të mbarë, me një rritje të ndjeshme të vizitorëve. Operatorët turistikë raportojnë për 15-25% më shumë vizitorë krahasuar me të......
Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke......
Cilët janë turistët që po zgjedhin Shqipërinë? Nga Italia, te Britania. Vizitat në strukturat akomoduese u rritën 19.7% gjatë Prillit
Turizmi në Shqipëri ka vijuar trendin pozitiv edhe gjatë muajit prill, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Numri i......
Euro “godet” tekstilet, karburantet rrisin importet/ Eksportet u rritën vetëm 2.8%, zgjerohet sërish deficiti tregtar
Eksportet shqiptare vijuan rritjen edhe në muajin maj, por me ritme të moderuara, ndërsa importet u zgjeruan më shpejt, duke thelluar sërish deficitin......
Fundjavat, kufizime për mjetet e rënda gjatë verës/ 19 qershor-15 shtator, ndalohet qarkullimi në akset turistike
Nga data 19 qershor deri më 15 shtator, mjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 7.5 ton nuk do të lejohen të qarkullojnë në disa fasha orare......
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve: Nafta 176 lekë dhe benzina 166 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas, duke ulur më tej çmimin e naftës dhe benzinës. Sipas vendimit të marrë në......



