Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke cilësuar këtë process një nga reformat më të thella dhe transformuese në historinë e shtetit shqiptar.
Ajo theksoi se procesi, i nisur gati një dekadë më parë, synoi rindërtimin e besimit të qytetarëve te drejtësia përmes kontrollit të pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale të mbi 800 gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë.
“Sot mbyllet një kapitull i jashtëzakonshëm i shtetformimit shqiptar dhe përmbyllet një nga proceset më të thella, më të vështira dhe më transformuese që ka ndërmarrë ndonjëherë shteti ynë. Pothuajse një dekadë më parë, Shqipëria mori një vendim që shumëkush e konsideronte të pamundur: që vetë sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohej një rivlerësimi të paprecedentë në historinë tonë kushtetuese. Pak vende kanë ndërmarrë një proces kaq të thellë. Edhe më pak kanë pasur vendosmërinë për ta çuar deri në fund. Ky proces nuk ka qenë i lehtë. Por kostoja e mosveprimit do të kishte qenë shumë më e madhe: vazhdimi i një sistemi që nuk gëzonte besimin e qytetarëve dhe që nuk mund t’i përgjigjej ambicies europiane të Shqipërisë”, u shpreh Koçiu.
Për qeverinë shqiptare sipas Koçiut Reforma në Drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë.
“Ato dëshmuan se vendi ynë është në gjendje të ndërmarrë reforma të vështira, të përballet me interesa të rrënjosura dhe ta vendosë interesin publik mbi çdo interes tjetër. Por Shqipëria europiane nuk ndërtohet vetëm me ligje, institucione apo kapituj negociatash. Ajo ndërtohet kur qytetari beson se ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe se e drejta e tij mbrohet brenda një kohe të arsyeshme”, theksoi Koçiu.
Ndër të tjera, ajo vlerësoi punën e institucioneve të vettingut duke nënvizuar se reforma në drejtësi nuk përfundon me mbylljen e këtij procesi.
“Vettingu ishte një instrument. Nuk ishte qëllimi në vetvete. Qëllimi ishte dhe mbetet një drejtësi e pavarur, profesionale, e paanshme, e përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarit. Tani nis prova më e rëndësishme: nëse sistemi do të arrijë ta ruajë vetë standardin që procesi i rivlerësimit krijoi”, tha Koçiu.
Në mbyllje të fjalës së saj zv.kryeministrja e Shqipërisë falënderoi gjithë institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë që dhanë kontributin e tyre në gjithë këtë reformë domethënëse për shtetin shqiptar.
“Në emër të Qeverisë shqiptare, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë ata që mbajtën mbi supe peshën e këtij procesi. Për anëtarët dhe administratat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Institucionit të Komisionerëve Publikë dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; si edhe për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe përfaqësuesit e tij, të cilët morën përgjegjësitë e Komisionerëve Publikë në fazën përmbyllëse. Mirënjohje u takon edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan këtij procesi. Për profesionistët që u konfirmuan në detyrë, rivlerësimi ishte edhe një provë publike e integritetit dhe e aftësisë së tyre për t’i shërbyer drejtësisë. Një falënderim i veçantë shkon për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë që e mbështetën këtë proces me ekspertizë, monitorim dhe besim të palëkundur”, u shpreh Koçiu.
Cilët janë turistët që po zgjedhin Shqipërinë? Nga Italia, te Britania. Vizitat në strukturat akomoduese u rritën 19.7% gjatë Prillit
Turizmi në Shqipëri ka vijuar trendin pozitiv edhe gjatë muajit prill, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Numri i......
Euro “godet” tekstilet, karburantet rrisin importet/ Eksportet u rritën vetëm 2.8%, zgjerohet sërish deficiti tregtar
Eksportet shqiptare vijuan rritjen edhe në muajin maj, por me ritme të moderuara, ndërsa importet u zgjeruan më shpejt, duke thelluar sërish deficitin......
Fundjavat, kufizime për mjetet e rënda gjatë verës/ 19 qershor-15 shtator, ndalohet qarkullimi në akset turistike
Nga data 19 qershor deri më 15 shtator, mjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 7.5 ton nuk do të lejohen të qarkullojnë në disa fasha orare......
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve: Nafta 176 lekë dhe benzina 166 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas, duke ulur më tej çmimin e naftës dhe benzinës. Sipas vendimit të marrë në......
Rikonstruksion rrjeti energjetik në Elbasan e Cërrik - OSSH hap garën, synohet modernizimi i infrastrukturës
Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Elbasan ka shpallur dy tendera për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë......
“BE-së i duhet Ballkani Perëndimor” - Rama: Transformim i thellë, Shqipëria synon anëtarësimin brenda dekadës
Bashkimit Europian i duhet Ballkani Perëndimor. Është kjo deklarata e bërë nga Kryeministri Rama në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një......
Buxheti i shtetit, 340.5 mld lekë në 5 muaj - Kryesojnë TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat personale
Gjatë periudhës 5-mujore të këtij viti buxheti I shtetit ka arkëtuar rreth 340.5 miliardë lekë, me realizim 105.3 % të planit të periudhës. Ndërkohë,......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohen valutat kryesore
Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një zbritje të konsiderueshme të vlerës në raport me rritjen që regjistroi një ditë parë teksa është blerë sot me 81......



