Shqipëria Postuar më 25 Maj 2026, 13:13

Impiantet e gazit me përmasa të vogla - ERE nis procedurat për miratimin e licencave tip për GNL dhe GNK

Nga Ola Mitre

Impiantet e gazit me përmasa të vogla - ERE nis procedurat për

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për miratimin e licencave tip për operimin e impianteve të gazit natyror të lëngshëm (GNL) dhe gazit natyror të komprimuar (GNK) me përmasa të vogla, në një kohë kur qeveria shqiptare po promovon idenë e krijimit të një hub-i gazi në Vlorë.

Dy vendimet e bordit të ERE-s synojnë krijimin e kuadrit rregullator për licencimin dhe operimin e këtyre impianteve, duke përcaktuar standardet teknike, kërkesat e sigurisë, raportimin financiar dhe aksesin jodiskriminues në treg.

Vendimi për GNL-në lidhet me impiante të vogla kriogjenike për depozitimin, transportimin dhe shpërndarjen e gazit të lëngëzuar, ndërsa licenca për GNK-në rregullon operimin e impianteve ku gazi komprimohet në presion të lartë. Dokumentet parashikojnë që operatorët të zbatojnë standarde evropiane sigurie, sisteme emergjence, kontrolle teknike periodike dhe masa për mbrojtjen e mjedisit.

Këto zhvillime vijnë pas nënshkrimit të Memorandumit për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe Marrëveshjes kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si edhe ndërveprim konkret me Greqinë fqinje. Qeveria ka artikuluar ambicien për ta kthyer zonën në një nyje rajonale të gazit, duke u mbështetur tek infrastruktura ekzistuese e gazsjellësit TAP, projekti për terminalin e gazit të lëngshëm dhe përdorimi i TEC-it të Vlorës.

Megjithatë, paralelisht me planet për zgjerimin e infrastrukturës së gazit, nuk kanë munguar debatet mbi ndikimin mjedisor dhe përputhshmërinë e këtyre investimeve me objektivat klimatike dhe tranzicionin drejt energjive të rinovueshme.

 

Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat