Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2026, 14:17

Korridori VIII, hapet tenderi për linjat e tensionit - Kontrata prek edhe aksin Tiranë - Durrës, fondi limit 166.7 mln lekë

Nga Ola Mitre

Korridori VIII, hapet tenderi për linjat e tensionit - Kontrata prek edhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për hartimin e projektit teknik të spostimit të linjave të tensionit të lartë që preken nga ndërtimi i Korridorit VIII, një ndër ndërhyrjet e domosdoshme për vijimin e punimeve në këtë aks strategjik. Fondi limit është rreth 166.7 mln lekë, ndërsa sipas dokumenteve shoqërues, objekti i kontratës nuk kufizohet vetëm në segmentet Elbasan - Librazhd të Korridorit VIII, por përfshin edhe zgjerimin e aksit Tiranë–Durrës.

Një element me interes është se ARRSH ka zgjeruar objektin e projektimit edhe për raste të tjera që mund të shfaqen gjatë zhvillimit të projekteve infrastrukturore. Termat e Referencës parashikojnë se e njëjta kontratë mund të përdoret edhe për spostimin e linjave të tensionit të lartë në projekte të tjera rrugore apo infrastrukturore ku krijohen ndërhyrje me rrjetin e transmetimit të energjisë.

“Kjo përfshin edhe raste të tjera të ngjashme jashtë këtij korridori, kur gjurma e një projekti rrugor, hekurudhor, energjetik, urban, industrial apo infrastrukture publike ndërpret, kufizon ose krijon interferencë me linjat ekzistuese të transmetimit të energjisë elektrike”, - thuhet ndër të tjera në dokument.

Ndërkaq, projektimi duhet të garantojë vijimësinë e furnizimit me energji elektrike, shmangien e konflikteve me infrastrukturën rrugore dhe respektimin e distancave të sigurisë. Për segmentet e prekura në zonën e Librazhdit dhe Përrenjasit, dokumenti kërkon gjithashtu marrjen në konsideratë të problematikave gjeologjike, përfshirë rrëshqitjet e tokës në zonën e Dragostunjës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat