Nga 1 Korriku nis kompensimi i fermerëve - Procedura e aplikimit me 5 hapa, 10% për faturat e lëshuara

Duke filluar nga data 1 Korrik, fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar kompensimin 10% mbi faturat e shitjeve të produkteve bujqësore për periudhën nga janari në qershor.
Referuar të dhënave nga administrata tatimore, për periudhën Janar – Maj 2026, vlera e kompensimit që mund të përfitojnë fermerët është rreth 10.7 milionë euro, duke marrë parasysh edhe shitjet e muajit Qershor, vlera presupozohet të jetë edhe më e lartë.
Administrata Tatimore sqaron, nëpërmjet një udhëzuesi praktik fermerët e regjistruar mbi procedurën e aplikimit.
Sipas administratës tatimore përfitues do të jenë vetëm fermerët e regjistruar si prodhues bujqësor pranë tatimeve, që nuk janë të regjistruar për TVSH-në dhe që kanë një nipt aktiv.
Sipas tatimeve, aplikimi bëhet me 5 hapa kryesorë. Fillimisht fermeri identifikohet në llogarinë personale eFiling me NIPT -in dhe fjalëkalimin dhe pastaj shkon tek menuja “Çështjet e mia”
Pasi sigurohet që fillimisht të ketë plotësuar të dhënat e llogarisë bankare ne menune “Detajet e Bankës”, klikon në hapësirën çështjet e mia .
Në hapësirën çështjet duhet të zgjedhë opsionin “Krijo një Çështje të Re” dhe “Kërkesë për rimbursim të fermerëve”.
Më pas fermerët duhet të plotësojnë formularin, në të cilin zgjidhim faturat që duan të përfshijnë dhe llogarinë bankare ku duan të marrin paratë.
Sistemi llogarit vetë shumën totale dhe kompensimin 10%.
Aplikimi përfundon duke klikuar tek "Dorëzo Kërkesën ". Më pas fermerit i jepet mundësia të ndjekë në vijimësi statusin e kërkesës, dhe përgjigja gjendet te menuja “ Të dorëzuara ”. Me kërkesë të Administratës Tatimore fermerëve mund tu kërkohet që të bashkëngjisin dokumente shtesë sipas informacionit të kërkuar.
Pasi bëhet dorëzimi i kërkesës, ajo kalon automatikisht në Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar fermeri, më pas kryhet verifikimi i të dhënave sipas kritereve ligjore të skemës. Kryhet trajtimi procedurial i çështjes dhe në fund fermeri merr përgjigje Aprovuar ose Refuzuar tek menuja “Të dorëzuara”.
Referua të dhënave të tatimeve në 5 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, rezultojnë 25% më shumë blerës me TVSH që po blejnë produkte nga fermerët; 24% më shumë fermerë po shesin produktet e tyre te blerësit me TVSH dhe 19% rritje e vlerës së transaksioneve të realizuara.

Rritet përdorimi i internetit për kulturë/ Personat me arsim të lartë janë më aktivë online. 97% komunikojnë me mesazhe
Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit vijon të rritet në Shqipëri, me një shtim të ndjeshëm të aktiviteteve online gjatë vitit......
Turizmi, energjia dhe pronat tërheqin më shumë financim/ Rritet kredia e re për biznesit në Maj. Tregtia humbet terren
Kredia e re për biznesin vijoi rritjen edhe në muajin maj, e mbështetur kryesisht nga turizmi, industria përpunuese dhe sektori i energjisë. Sipas të dhënave......
Rritet numri i legalizimeve - ASHK: 31,234 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë periudhës janar–maj 2026 janë trajtuar 343 mijë e 613 shërbime kadastrale përmes platformës e-Albania......
Tre kompani në garë për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Finalistët, mes 16 pjesëmarrësve. Ofertat financiare pritet të përcaktojnë fituesin e kontratës
Gara për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit ka hyrë në fazën përfundimtare, teksa Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka......
“Ulni çmimet e karburanteve!” - Trump paralajmëron shitësit me pakicë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shitësit me pakicë të karburanteve duhet t'i ulin menjëherë çmimet dhe paralajmëroi se do të ketë "probleme të......
BE dhe Kina, drejt marrëveshjes tregtare - Caktohet një afat deri në tetor për të adresuar një sërë çështjesh
Bashkimi Evropian dhe Kina caktuan një afat deri në tetor për të bërë përparim në mosmarrëveshjet tregtare, ndërsa tensionet rriten midis dy fuqive......
Energjia diellore po përballet me vështirësi - Spanja shqyrton ndihmën financiare për industrinë
Qeveria spanjolle po shqyrton nëse duhet t'i ofrojë mbështetje financiare industrisë vendase të energjisë diellore që po përballet me mbifurnizim dhe çmime......
“Evropa po bëhet më elastike ndaj goditjeve ekonomike” - Lagarde: Rregullore më të mira bankare dhe fiskale
Evropa po bëhet më pak e ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme falë një kuadri më të mirë financiar dhe progresit në tranzicionin e gjelbër, tha presidentja e......



