Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2026, 13:26

Nga strategjia te zbatimi, sfida e industrisë shqiptare - Konkurrueshmëria, Zekja: Duhet paketë konkrete për biznesin

Nga Diamila Leka

Nga strategjia te zbatimi, sfida e industrisë shqiptare -

Rritja e industrisë përpunuese dhe kalimi drejt një modeli me më shumë vlerë të shtuar shihet si një nga objektivat kryesore të Strategjisë Kombëtare Industriale 2026–2030. Por për ekspertët, sfida nuk qëndron vetëm te hartimi i strategjive, por te zbatimi i tyre në praktikë dhe te mbështetja konkrete që duhet t’i jepet biznesit.

Florjan Zekja Koordinator i “Pro-Export Albania”

“Duhen dy strategji. Strategjia e shpëtimit apo e ndalimit të kësaj problematike po ashtu dhe e ajo e integrimit. Te strategjia e integrimit kemi të bëjmë me rritjen e vlerës së shtuar të produktit, rrijten e standardeve si menaxhimi i bizneseve tona po ashtu dhe rritjen e standardit të produkteve që ne kemi, ku të gjitha këto sfida janë sfida që biznesi duhet të përballet përveç anës strategjike, por edhe me një kosto shumë të lartë e cila për momentin parashikon që duhet t’i përballojë vetë biznesi.”

Në këtë kontekst, një nga çështjet më të rëndësishme mbetet mbështetja që duhet të marrë sektori privat. Zekja thekson se bizneset nuk kërkojnë domosdoshmërisht ndihmë financiare direkte, por një paketë të plotë masash që do t’i ndihmonte të bëheshin më konkurruese në një periudhë më të shkurtër.

Florjan Zekja Koordinator i “Pro-Export Albania”

“Më shumë se një financim ka nevojë më shumë për një strategji që ne e kemi shpallur këtë strategji që në vitin 2021. Strategji  të cilën qeveria e ka përkrahur në 2022 disa elementë të kësaj strategjie, pakete dhe i ka vendosur në buxhet por nuk janë realizuar. Nuk flasin për ndihmë financiare, por një paketë masash të cilat në kompleks mund të çojnë në një periudhë relativisht të shkurtër, port ë çojnë në konkurrueshmëri.”

Për industrinë shqiptare, sfida kryesore mbetet kalimi nga prodhimi me kosto të ulët drejt produkteve me cilësi, standarde dhe vlerë më të lartë. Por ky transformim kërkon investime, teknologji, certifikime dhe përmirësim të menaxhimit të bizneseve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat