Nis lëvizja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri/ Miliona shtetas përfitojnë nga qarkullimi i thjeshtuar

Nga 1 maji deri më 30 shtator, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ketë kontrolle, duke u mundësuar shtetasve të dy vendeve lëvizje më të shpejtë dhe më të lehtësuar. Gjatë kësaj periudhe, shtetasit do të mund të udhëtojnë lirshëm pa pasur nevojë të paraqesin pasaportë apo kartë identiteti në pikën kufitare.
Marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive në pranverën e vitit 2024 është rikthyer në zbatim këtë të premte, duke vijuar skemën e qarkullimit të thjeshtuar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ky lehtësim shihet si një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ekonomike, turistike dhe sociale mes qytetarëve të dy vendeve, veçanërisht në muajt kur lëvizjet arrijnë kulmin.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2025 janë regjistruar rreth 4.6 milionë hyrje në territorin shqiptar, nga shqiptarët e Kosovës që udhëtojnë për turizëm, punë apo vizita familjare.
Në terma mesatarë, kjo përkthehet në rreth 12 700 hyrje në ditë nga qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, një tregues i qartë i intensitetit të lartë të lëvizjes dhe fluksit të vazhdueshëm në pikat kufitare.
Ndërkohë, vetëm në fillim të vitit 2026 janë regjistruar rreth 634 mijë hyrje, ndërsa të dhënat e viteve të kaluara tregojnë se periudhat më të ngarkuara janë ato të sezonit veror. Vetëm në muajin gusht, fluksi ka kaluar mbi 1 milion hyrje, kryesisht i lidhur me turizmin, pasi shumë shqiptarë të Kosovës zgjedhin bregdetin për pushimet verore.
Ky trend tregon se lëvizja mes dy vendeve nuk është vetëm sezonale, por një lidhje e qëndrueshme dhe në rritje, e cila pritet të forcohet edhe më tej me lehtësimin e kufijve gjatë pjesës më të madhe të vitit.
Qytetarët rrisin borxhet për konsum/ Tirana mban peshën kryesore, Elbasani kryeson për rritjen
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia konsumatore për individët është rritur ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2026. Në total, huatë......
Sa u prekën kreditë nga zhvlerësimi i euros? - BSH: Cilësia e huasë në valutë të pambrojtur nga kursi i këmbimit është përmirësuar
Cilësia e kredisë në valutë të pambrojtur nga luhatjet në kursin e këmbimit erdhi duke u përmirësuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Huamarrja në......
“Të rinjtë punojnë, por nuk vlerësohen” - Analiza e ALTAX: Vende pune sezonale dhe paga të ulëta
Ekonomia shqiptare po krijon më shumë vende pune se një dekadë më parë, por shumë prej tyre mbeten të pasigurta, sezonale dhe me paga që nuk ndjekin ritmin e......
Mbi gjysma e të punësuarve në Shqipëri, “punë krahu”/ Bujqësia, industria dhe ndërtimi mbajnë peshën kryesore
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se rreth 57% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në sektorë që lidhen kryesisht me punën fizike, ose siç njihet......
OBP publikon katalogun e parë për materialet mjekësore - Standarde dhe çmime të unifikuara për spitalet
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) sh.a. ka publikuar katalogun e parë për “Blerje materialesh mjekimi të përgjithshme dhe kirurgjikale për nevoja......
Si mund të jenë pushimet verore për evropianët? - Synohen destinacione të afërta nga frika e rritjes së çmimeve të biletave të avionëve
Evropianët mund të zgjedhin destinacione më të afërta se sa të udhëtojnë në vende më të largëta në Azi dhe Lindjen e Mesme për pushimet e tyre verore, tha......
Siria, e varur nga nafta ruse - Dërgesat janë rritur me 75%, në rreth 60,000 fuçi në ditë këtë vit
Rusia është shfaqur si furnizuesi kryesor i naftës në Siri, pavarësisht lidhjes së qeverisë së re me Perëndimin dhe mosbesimit ndaj Moskës për mbështetjen......
Kohët e arta të euros kanë përfunduar - Që prej datës 1 prill, 1 euro është barazuar me 95 lekë. Leku, më i fortë se kurrë
Kursi i këmbimit vijon të jetë në favor të lekut, ndërsa euro ka prekur fundin. Që prej fillimit të vitit e deri më tani, monedha evropiane vetëm sa është......



