OSSH synon furnizim më të sigurt me energji - Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Memaliaj, Tepelenë dhe Përmet

Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka shpallur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, kabinave transformuese dhe linjave të tensionit të ulët në disa prej fiderave kryesorë të nënstacioneve të Memaliajt, Tepelenës, Përmetit dhe Libohovës. Fondi limit i përllogaritur për këtë projekt është 149 milionë e 994 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ndërhyrjet do të përfshijnë fiderat Ujësjellës, Maricaj, Miniera 1 dhe Miniera 2 në nënstacionin Memaliaj 110/6 kV, fiderat Dragot dhe Kalaja në nënstacionin Tepelenë 110/10 kV, si dhe fiderat Petran, Qyteti dhe SMT në nënstacionin Përmet 110/10 kV.
Qëllimi i investimit është modernizimi i plotë i infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë elektrike, rritja e sigurisë së furnizimit, ulja e humbjeve teknike dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit për mijëra abonentë familjarë, biznese, institucione, ujësjellësa dhe objekte industriale.
Në dokument theksohen se është evidentuar se rrjeti ekzistues në zonat ku do të realizohen punimet është i amortizuar dhe nuk i përgjigjet më kërkesave aktuale për konsum energjie. Linjat elektrike janë të vjetruara, kabinat transformuese paraqesin probleme teknike, ndërsa defektet dhe ndërprerjet e furnizimit janë të shpeshta, veçanërisht gjatë kushteve të vështira atmosferike. Projekti parashikon rikonstruksion të rrjetit të tensionit të mesëm, ndërtimin e linjave të reja të tensionit të ulët, zëvendësimin e përçuesve të amortizuar, ndërtimin dhe rikonstruksionin e kabinave transformuese, si dhe instalimin e shtyllave të reja sipas standardeve teknike të OSSH-së. Në zonat urbane do të ndërtohen edhe segmente të reja kabllore për të rritur sigurinë e furnizimit.
Investimi shtrihet në një territor me rreth 40 kilometra katrorë dhe prek bashkitë Tepelenë, Memaliaj, Përmet dhe Libohovë, ku jetojnë mbi 34 mijë banorë. Sipas dokumentit, zhvillimi urban, zgjerimi i aktiviteteve ekonomike dhe rritja e sektorit të turizmit kanë sjellë rritje të kërkesës për energji elektrike, duke e bërë të domosdoshëm modernizimin e rrjetit ekzistues.
Aktualisht, zona furnizohet nga disa fidera kryesorë që ushqejnë dhjetëra kabina transformimi. Shumica e këtyre kabinave janë konsiderohen të amortizuara, çka kërkon rikonstruksion ose zëvendësim të plotë sipas standardeve të reja teknike.
Sipas relacionit teknik, ndërhyrjet synojnë të reduktojnë ndjeshëm humbjet teknike në rrjet, të eliminojnë lidhjet e paligjshme, të përmirësojnë parametrat e tensionit dhe të garantojnë furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike për konsumatorët.
Gjithashtu, OSSH synon të sigurojë një rrjet shpërndarës më modern dhe më efikas, me më pak defekte, ndërprerje dhe humbje energjie, duke krijuar një infrastrukturë të aftë për të përballuar nevojat në rritje të banorëve dhe zhvillimin ekonomik të zonës në vitet e ardhshme.
Çmimi i naftës rritet me 4% - Sulmet e reja ushtarake kërcënojnë transportin në Hormuz
Çmimet e naftës u rritën me mbi 4% të hënën, ndërsa dërgesat përmes Ngushticës së Hormuzit mbetën nën kërcënim, me SHBA-në dhe Iranin që njoftuan sulme të......
Pse Evropa po e shpërdoron energjinë e pastër? - Nisin projektet për zgjerimin e ruajtjes së energjisë
Evropa po prodhon më shumë energji elektrike të rinovueshme se kurrë më parë, por një pjesë e madhe e saj nuk mund të përdoret kur kërkesa është më e lartë.......
Konflikti në Iran dobëson eurozonën - Ekonomistët parashikojnë rritje të ekonomisë me 0.8-0.9%
Ekonomistët e kanë rishikuar parashikimin e rritjes së eurozonës në rënie për vitin 2026, duke përmendur konfliktin e vazhdueshëm në Iran si një faktor të......
Niveli më i lartë i papunësisë në 7 vite - Shifrat pesimiste në Francë 1 vit para zgjedhjeve presidenciale
Franca parashikohet të përjetojë shkallën më të lartë të papunësisë që nga viti 2019, sipas një ankete nga Bloomberg Economics. Sipas raportit, papunësia......
"Paqja Fiskale", mbyllet faza e parë/ 62 aplikime, 19 marrëveshje të konkluduara
Mbyllet faza e parë e "Paqes Fiskale". Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se periudha e parë e aplikimeve u mbyll me sukses, pa u evidentuar......
Rama për 4 milionë eurot/ "Jo vetëm për turizmin, por edhe për investitorët e huaj"
Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale për koncertin e Kanye West të mbajtur në Tiranë, tha se Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert,......
Tatimet, në lupë individët me të ardhura të larta/ Zbulohen 770 mijë euro detyrime
Administrata Tatimore po shton kontrollet ndaj individëve me pasuri dhe të ardhura të larta, të cilët konsiderohen me rrezik të shtuar për mosdeklarimin e të......
''Më 14 korrik mbyllim tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në''/ Rama nga Jala: Proces kompleks me shumë sfida
Kryeministri, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në 'RinCamp 2026' në Jalë, u ndal te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, duke e......

