Rendimenti nga qiratë bie në disa zona të Durrësit/ Investropa: Çmimet e apartamenteve janë rritur më shpejt se të ardhurat që gjenerojnë

Disa nga lagjet dhe zonat më të njohura të Durrësit janë bërë më pak tërheqëse për investitorët që synojnë të gjenerojnë të ardhura nga qiraja gjatë 12 muajve të fundit. Ndër to renditen Vollga, Porto Romano/Marina, Gjiri i Lalëzit, Qerreti, si edhe një pjesë e stokut të apartamenteve në Golem.
Studimi nga Investropa thekson se këto zona vazhdojnë të jenë të preferuara për banim dhe pushime, ndërsa kërkesa mbetet e lartë. Megjithatë, për investitorët që synojnë fitime nga qiraja, rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve ka bërë që kthimi nga investimi të jetë më i ulët. Sipas analizës, sfida nuk lidhet me mungesën e kërkesës, por me faktin se çmimet e blerjes janë rritur më shpejt sesa të ardhurat që mund të gjenerohen nga qiraja.
Vollga është një nga zonat ku ky fenomen është më i dukshëm. Një apartament me një dhomë gjumi jep një normë neto kthimi prej rreth 3.5%, edhe pse qiraja mujore arrin mesatarisht në rreth 54,700 lekë.
Edhe më i ulët rezulton kthimi në Porto Romano/Marina, ku një apartament me një dhomë gjumi siguron një rendiment neto prej rreth 2.4%, ndërsa një apartament me dy dhoma gjumi rreth 2.6%.
Në të njëjtën linjë renditen edhe Qerreti dhe Gjiri i Lalëzit, të cilat po orientohen gjithnjë e më shumë drejt blerësve që kërkojnë një pronë për stil jetese apo pushime, sesa për investim me synim fitimin nga qiraja. Në Qerret, një apartament me një dhomë gjumi ofron një rendiment neto prej rreth 3.2%, ndërsa në Gjirin e Lalëzit rreth 3.3%.
Studimi rekomandon që këto zona të mos përjashtohen si zgjedhje për banim apo shtëpi pushimi, por këshillon investitorët të tregohen të kujdesshëm nëse objektivi kryesor është gjenerimi i të ardhurave nga qiraja. Sipas Investropa-s, pagimi i çmimeve të larta për prona me karakter kryesisht rezidencial apo turistik mund të mos garantojë kthimin e dëshiruar financiar.
QKB: Pasqyrat financiare deri më 31 korrik - Cilët janë bizneset që duhet të dorëzojnë raportet?
Bizneset shqiptare dhe të huaja kanë afat deri më 31 korrik 2026 për të dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare dhe raportet......
Rekord mjalti, por pas shifrave fshihet një rënie/ Shtohet prodhimi, dobësohet produktiviteti i koshereve
Prodhimi i mjaltit në Shqipëri arriti nivelin më të lartë të regjistruar në dy dekadat e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2025 u prodhuan......
Mbi 1 mijë aplikime për “Grant 2026” - Rritet interesi për startup-et dhe inovacionin në të gjithë Shqipërinë
Programi “Grant 2026” ka regjistruar mbi 1 mijë aplikime nga të gjitha qarqet e vendit, duke reflektuar rritjen e interesit për sipërmarrjen inovative dhe......
Profesionistët fitojnë terren në tregun e punës/ Rritet përfaqësimi i menaxherëve, bie pesha e punonjësve të bujqësisë
Tregu i punës në Shqipëri pësoi ndryshime gjatë vitit 2025, duke treguar një zhvendosje graduale të punësimit drejt profesioneve me kualifikim më të lartë.......
Java nis pozitivisht për Dollarin amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm në raport me javën që lamë pas me 81.6......
BE blen sasi rekord gazi nga Rusia në 2026 - Europa merr të gjithë prodhimin e impiantit “Yamal” në Arktik
Europa ka importuar më shumë së kurrë më parë gaz të lëngshëm natyror nga Rusia, në gjysmën e parë të këtij viti, duke përthithur pothuajse të gjithë......
Taksa e pasurisë, 49% e totalit mblidhet vetëm në Tiranë - 79% e zënë ndërtesat, transaksionet “mbajnë” vetëm 8%
Bashkitë kanë mbledhur nga taksa mbi pasurinë afro 8.1 miliardë lekë apo rreth 81 milionë euro vitin që lamë pas, duke përbërë rreth 18% të totalit të të......
OSSH synon furnizim më të sigurt me energji - Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Memaliaj, Tepelenë dhe Përmet
Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka shpallur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, kabinave transformuese dhe......

