Porti i Durrësit, 28% rritje në gjashtëmujor - Aliu: Synimi, mbi 260 mijë TEU deri në fundvit

Rritja e volumit të mallrave dhe numrit të anijeve ka karakterizuar aktivitetin në Portin e Durrësit gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Terminali i kontejnerëve ka përpunuar mbi 142 mijë njësi TEU, ndërsa numri i anijeve të përpunuara ka arritur në 108.
Por rritja e shpejtë e volumeve, përballë kapaciteteve thuajse të pandryshuara, ka sjellë edhe presion mbi performancën. Në një intervistë për TV Scan, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës Liburn Aliu tregon masat që po ndërmerren, objektivat për fundin e vitit dhe rolin që pritet të marrë Porti i Durrësit në tregtinë rajonale.
“Deri më tani jemi rreth 28 për qind mbi gjashtëmujorin e vitit të kaluar. Kemi kaluar shifrën e 142 mijë TEU-ve të përpunuara. Vetëm në muajin maj kemi pasur 27 anije, ndërkohë që numri maksimal në një muaj gjatë vitit 2025 ishte 19. Kjo tregon një rritje të madhe dhe interes të vazhdueshëm për Portin e Durrësit.”
Ritmi i këtij viti e vendos portin përballë një sfide të dyfishtë, të përballojë kërkesën në rritje dhe, njëkohësisht, të shkurtojë kohën e përpunimit të anijeve dhe mallrave. Kjo sfidë u evidentua edhe në indeksin e performancës së porteve të kontejnerëve të Bankës Botërore, ku për vitin 2025 Porti i Durrësit shënoi një rezultat më të dobët se një vit më parë. Sipas Aliut, treguesi nuk mat vetëm shpejtësinë e shkarkimit, por të gjithë zinxhirin e operacioneve portuale.
“Indeksi është mjaft kompleks. Ai përfshin pritjen e anijeve, përpunimin, ngarkimin dhe shkarkimin e kontejnerëve, si edhe transportimin e tyre jashtë portit. Të gjithë këta elementë ndikojnë te performanca. Porti i Durrësit ka një rritje jashtëzakonisht të shpejtë të volumeve, ndërkohë që kapacitetet kanë mbetur pothuajse të njëjta.”
Për gjashtëmujorin e dytë, pritshmëritë janë për një tjetër rritje.
“Nëse vazhdojmë me këtë progres, presim të kemi mbi 260 mijë TEU të përpunuara në fund të vitit dhe mund të kalojmë edhe 270 mijë. Po marrim masa që terminali të funksionojë 24 orë dhe të përpunohen dy anije paralelisht, nga një që përpunohet aktualisht. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në shkurtimin e kohës së pritjes.”
Pjesë e ndërhyrjeve është blerja e pajisjeve të reja për ngritjen dhe lëvizjen e kontejnerëve, si reach stacker-at, si edhe shtimi i kamionëve për transportin e tyre brenda territorit të portit. Paralelisht është rritur stafi dhe po trajnohen operatorët që do të përdorin makineritë e reja. Një prej pikave kryesore është riorganizimi i sheshit të kontejnerëve, për të shtuar kapacitetet e vendosjes dhe për të krijuar një qarkullim më të shpejtë të mjeteve.
“E kemi të domosdoshme ta riorganizojmë sheshin. Këtë po e bëjmë në bashkëpunim me Policinë e Kufirit dhe Doganën, në mënyrë që hapësira të shfrytëzohet sa më me eficiencë dhe të rriten kapacitetet e vendosjes së kontejnerëve. Po punojmë gjithashtu që evadimi i mallrave të kryhet edhe gjatë natës.”
Zhvillimi i Portit të Durrësit lidhet gjithnjë e më shumë edhe me infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore të rajonit. Aktualisht, një pjesë e rëndësishme e mallrave kalon drejt Kosovës, ndërsa përfundimi i Korridorit VIII pritet të rrisë lidhjet tregtare me Maqedoninë e Veriut dhe me vendet e tjera të rajonit.
“Me përfundimin e Korridorit VIII presim rritje të volumeve edhe me Maqedoninë e Veriut. Lidhja hekurudhore dhe arteriet e reja rrugore do ta rrisin kërkesën për shpërndarjen e mallrave në të gjithë rajonin përmes Portit të Durrësit.”
Me ritmin aktual, Porti i Durrësit po forcon rolin si porta kryesore tregtare e Shqipërisë dhe si një nyje e rëndësishme për vendet e rajonit. Por rritja e volumeve do të kërkojë që investimet, kapacitetet dhe organizimi i punës të ecin me të njëjtën shpejtësi.
Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve - Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri
Një problem shëndetësor gjatë udhëtimit mund të kthehet jo vetëm në një situatë të vështirë, por edhe në një faturë të papërballueshme. Vizitat mjekësore,......
BE miraton rregulla të reja për udhëtimet ajrore - Më shumë të drejta për pasagjerët. Ndryshimet, në fuqi në mesin e 2027
Bashkimi Europian ka miratuar një paketë të re reformash për udhëtimet ajrore, që forcon të drejtat e pasagjerëve, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në......
Rendimenti nga qiratë bie në disa zona të Durrësit/ Investropa: Çmimet e apartamenteve janë rritur më shpejt se të ardhurat që gjenerojnë
Disa nga lagjet dhe zonat më të njohura të Durrësit janë bërë më pak tërheqëse për investitorët që synojnë të gjenerojnë të ardhura nga qiraja gjatë 12......
QKB: Pasqyrat financiare deri më 31 korrik - Cilët janë bizneset që duhet të dorëzojnë raportet?
Bizneset shqiptare dhe të huaja kanë afat deri më 31 korrik 2026 për të dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare dhe raportet......
Rekord mjalti, por pas shifrave fshihet një rënie/ Shtohet prodhimi, dobësohet produktiviteti i koshereve
Prodhimi i mjaltit në Shqipëri arriti nivelin më të lartë të regjistruar në dy dekadat e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2025 u prodhuan......
Mbi 1 mijë aplikime për “Grant 2026” - Rritet interesi për startup-et dhe inovacionin në të gjithë Shqipërinë
Programi “Grant 2026” ka regjistruar mbi 1 mijë aplikime nga të gjitha qarqet e vendit, duke reflektuar rritjen e interesit për sipërmarrjen inovative dhe......
Profesionistët fitojnë terren në tregun e punës/ Rritet përfaqësimi i menaxherëve, bie pesha e punonjësve të bujqësisë
Tregu i punës në Shqipëri pësoi ndryshime gjatë vitit 2025, duke treguar një zhvendosje graduale të punësimit drejt profesioneve me kualifikim më të lartë.......
Java nis pozitivisht për Dollarin amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm në raport me javën që lamë pas me 81.6......

