Projekti 105 mln euro për energjinë diellore në Fier - BERZH shqyrton mbështetjen financiare edhe për depozitimin

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton financimin me deri në 53 mln euro për ndërtimin e dy impianteve fotovoltaike dhe një sistemi të magazinimit të energjisë në Shqipëri, në një nga projektet më të mëdha private të energjisë diellore të planifikuara deri më tani në vend.
Sipas përshkrimit të projektit të publikuar nga BERZH, financimi do të mbështesë ndërtimin e impianteve Blue Solar 2 dhe Blue Solar 3, me kapacitet total prej 160 MW energji diellore, si edhe një sistem magazinimi energjie me bateri prej 60 MW. Projekti pritet të ndërtohet në zonën e Sheq Marinasit, në Bashkinë Fier, ku wshtw nw operim edhe Blue Solar 1, me kapacitet 64 MW.
Kostoja totale e projektit vlerësohet në rreth 105 milionë euro, teksa kredia është aktualisht në fazë shqyrtimi dhe miratimi i bordit të BERZH është parashikuar për korrik 2026.
Sipas bankës, projekti synon të rrisë kapacitetet e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe të diversifikojë prodhimin vendas të energjisë, duke reduktuar varësinë nga hidrocentralet dhe ekspozimin ndaj thatësirave apo luhatjeve hidrike.
Një tjetër element i projektit është sistemi i magazinimit me bateri, që synon të rrisë fleksibilitetin dhe stabilitetin e sistemit energjetik, duke lejuar integrimin më të madh të energjisë diellore në rrjet.
BERZH vlerëson se projekti do të kontribuojë edhe në rritjen e pjesëmarrjes së sektorit privat në tregun energjetik shqiptar, përmes modeleve të tregut të liberalizuar dhe investimeve të orientuara drejt energjisë së pastër.
Marsi shënon bilanc pozitiv për turizmin shqiptar/ Rriten ndjeshëm vizitorët e huaj dhe qëndrimet në hotele
Turizmi në Shqipëri vijon të japë sinjale rritjeje edhe jashtë sezonit veror. Gjatë muajit mars, numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat akomoduese......
Malaj në Vlorë: Formalizimi i turizmit, i rëndësishëm për garantimin e konkurrencës së ndershme dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me biznese të sektorit të turizmit në qytetin e Vlorës, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i......
Lufta “shpëton” eksportet shqiptare/ Shënuan rritje me 16.9% në Prill, përmirësohet deficiti tregtar
Eksportet e mallrave shënuan rritje të fortë edhe në muajin prill, duke ngushtuar njëkohësisht deficitin tregtar, ndërsa ndikimi i çmimeve të energjisë dhe......
Ndërtimi i korridorit VIII rrugor - Miratohen 2 vendime për shpronësimet, i hapet rrugë vijimit të punimeve
Qeveria ka miratuar dy vendime për shpronësime në funksion të ndërtimit të Korridorit VIII, duke i hapur rrugë vijimit të punimeve në segmentet Elbasan –......
Tregtia dominon bizneset e reja - Mbi 15 mijë sipërmarrje u regjistruan në 4 muaj
Tregtia me pakicë dhe shumicë, duket se po bëhet sektori dominues i ekonomisë shqiptare sa i përket hapjes së bizneseve të reja. Dyqane, aktivitete shërbimi......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga dhe Paundi fitojnë pikë
Dollari amerikan pas një rritje të vazhdueshme që regjistroi përgjatë javës së kaluar ka pësuar një rënie të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë......
Programi i Vetëpunësimit, thirrje për aplikime - Planet më të mira deri më 4 qershor. Financim deri në 1 milion lekë
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive u bën thirrje të gjithë punëkërkuesve të papunë që kanë një ide biznesi të aplikojnë në Programin e......
“Të hiqet dorë nga pakti i stabilitetit” - Kërkesa e Melonit për Komisionin Evropian është refuzuar
Përjashtimi nga Pakti i Stabilitetit duhet të zbatohet jo vetëm për mbrojtjen, por edhe për krizën energjetike. Kjo është kërkesa e Kryeministres Giorgia......



