Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2026, 18:28

Rama në Zvërnec: Tokat përballë Sazanit janë pronë private, jo çështje e qeverisë

Nga Scan TV

Rama në Zvërnec: Tokat përballë Sazanit janë pronë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon tashmë një takim me banorët e Zvërnecit, pas protestave të shumta të mbajtura në Tiranë për anulimin e ndërtimit të resortiti luksoz të dhëndrit të Trump, Jared Kushner në këtë zonë.

Gjatë takimit, ai tha se nuk ka dijeni për marrëveshjet konkrete të arritura mes pronarëve të tokave dhe investitorëve. Sipas tij, pjesa përballë ishullit të Sazanit është pronë private dhe çdo marrëveshje për shitjen apo zhvillimin e saj është një çështje që u përket ekskluzivisht pronarëve dhe investitorëve.

“Nuk kam idenë fare se çfarë marrëveshje kanë bërë pronarët e pronës me investitorët. Nëse ju ktheheni në kohë kur ka dalë për herë të parë shfaqja e interesit të familjes së Presidendit të SHBA-së për Sazanin dhe Zvërnecin, unë e kam thënë shumë qartë që në atë kohë se Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje private, pronarësh privatë. Pronarët privatë merren vesh privatisht. Kështu që Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna te prona private, këtë e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit. Përsa kohë ajo tokë është e blerë nga investitorët, ajo tani është tokë e investitorit", u shpreh ai.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat