Rikonstruksion rrjetit elektrik në Berat - OSSH hap garën, synohet performancë energjetike e modernizim i rrjetit

Drejtoria Rajonale e OSSH Berat ka shpallur procedurën e prokurimit për ndërtimin e Fiderit të ri nr.12/20 kV në Nënstacionin Plasmas 110/20 kV, si edhe për rikonstruksionin e kabinave elektrike dhe rrjetit të tensionit të ulët. Fondi limit i këtij investimi është 199 milionë e 839 mijë lekë.
Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti synon përmirësimin e furnizimit me energji elektrike, duke garantuar një shërbim më cilësor, të pandërprerë dhe më të sigurt.
Referuar relacionit teknik, aktualisht zona furnizohet nga Fideri nr.9/6 kV i Nënstacionit Plasmas, një linjë e ndërtuar dekada më parë, e cila shtrihet në një territor të gjerë dhe furnizon fshatrat Kashtëbardhë, Qerret i Ri, Qerret i Vjetër, Biçakaj, Kadiaj, Jeta e Re, Kosovë e Vogël, Barbullinjë, Sejmenas, Koçaj, Fiershegan, Thanë, Cukas, Çinar dhe zona të tjera.
Sipas analizës së OSSH-së, rrjeti aktual paraqet performancë të dobët për shkak të amortizimit të linjave dhe pajisjeve. Humbjet e energjisë elektrike në këtë fider arrijnë në rreth 25%, ndërsa gjatë vitit janë regjistruar dhjetëra ndërprerje të furnizimit. Dokumenti thekson se rrjeti i tensionit të ulët është ndërtuar kryesisht në vitet '70 dhe shumë pajisje jashtë standardeve teknike.
Gjendja problematike konstatohet edhe në kabinat e transformacionit, ku janë evidentuar dëmtime në muraturë, mungesë hidroizolimi, amortizim i pajisjeve komutuese dhe mbrojtëse, si edhe defekte në panelet e tensionit të ulët.
Sipas relacionit teknik, përveç humbjeve të energjisë dhe cilësisë së dobët të furnizimit, rrjeti aktual përbën edhe rrezik për sigurinë e banorëve, pasi linjat kalojnë pranë ose mbi banesa dhe krijojnë mundësi për ndërhyrje të paligjshme në rrjet. Në dokument theksohet gjithashtu se kërkesa për energji elektrike në këtë zonë është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Për këtë arsye është planifikuar ndërtimi i një fideri të ri 20 kV, i cili do të lehtësojë ngarkesën e linjës aktuale 6 kV dhe do të mundësojë kalimin e pjesës më të madhe të kabinave në nivelin 20 kV. Projekti parashikon gjithashtu rikonstruksionin e plotë të rrjetit të tensionit të ulët, zëvendësimin e pajisjeve të amortizuara dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit.
Me këtë projekt synohet ulja e humbjeve teknike, reduktimi i ndërprerjeve, përmirësimi i nivelit të tensionit, rritja e sigurisë së rrjetit dhe garantimi i furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për familjet dhe bizneset e zonës. Investimi është pjesë e strategjisë së OSSH për modernizimin e rrjetit shpërndarës dhe reduktimin e humbjeve teknike.
Cilat vende të BE konsumojnë e prodhojnë më shumë gaz? - Rumania, prodhuesi më i madh midis të 27 shteteve anëtare
Në vitin 2025, kërkesa e brendshme në BE për gaz natyror u rrit me 2.5% krahasuar me vitin 2024, sipas shifrave të fundit të Eurostat. Rritjet më të mëdha të......
Plani i evakuimit në Ngushticën e Hormuzit - Rreth 1,200 anije mallrash mbeten të bllokuara
Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) publikoi detajet operacionale të një plani evakuimi në shkallë të gjerë për marinarët e bllokuar pranë Ngushticës së......
Vala e të nxehtit, e pamundur pa ndryshimet klimatike - Temperatura mesatare e planetit është rritur në rreth 1.4 gradë Celsius
Vala rekord e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore do të kishte qenë "pothuajse e pamundur" pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, të......
Çregjistrohen automatikisht mbi 6,400 biznese me borxhe - Ligji i faljes, fshihen 4.8 milionë euro detyrimeve tatimore
Administrata tatimore po vijon procesin e faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara të bizneseve. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e......
Prodhuesit e kondicionerëve në Azi fitojnë në Evropë - Vapa përvëluese në kontinentin e vjetër ka rritur kërkesat
Ndërsa Evropa përvëlohet nga temperaturat e larta rekord, prodhuesit aziatikë të kondicionerëve, si Samsung Electronics i Koresë së Jugut, Midea e Kinës dhe......
Bizneset shqiptare, grupime ekonomike me partnerë të BE-së/ 250 mijë euro kosto për zbatimin e ligjit dhe sistemet e reja
Bizneset shqiptare do të kenë mundësi të krijojnë struktura të përbashkëta bashkëpunimi me kompani të vendeve të Bashkimit Europian, përmes grupimeve......
Depozitat e energjisë, miratohen dy licencat e para - Enti Rregullator nis procedura edhe për dy centrale të tjera fotovoltaike
Depozitimi i energjisë elektrike po hyn zyrtarisht në sektorin e prodhimit nga burimet diellore. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar modifikimin e......
Mishi shqiptar ka katër "kryeqytete"/ Fieri dominon në total. Korça, Vlora dhe Lezha udhëheqin sipas kategorive
Shqipëria prodhoi 133.6 mijë tonë mish në peshë të gjallë gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë,......



