Analiza Postuar më 26 Qershor 2026, 13:22

Cilat qarqe kanë punësimin më të lartë? Durrësi kryeson në industri, ndërsa Tirana mbetet qendra e shërbimeve

Nga Eldiona Serani

Cilat qarqe kanë punësimin më të lartë? Durrësi

Struktura e punësimit në Shqipëri gjatë vitit 2025 tregon një ndarje të qartë mes qarqeve sa i përket sektorëve kryesorë të ekonomisë. Të dhënat tregojnë se disa zona vijojnë të kenë një varësi të lartë nga bujqësia, ndërsa qarqet më urbane karakterizohen nga dominimi i sektorit të shërbimeve. Në vitin 2025, qarqet me shkallë punësimi më të lartë janë Berati (65.3%) dhe Fieri (63.9%), ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë Lezha (50.6%) dhe Elbasani (52.9%).

Sipas të dhënave, Kukësi është qarku ku bujqësia ka peshën më të lartë në punësim, me 67.9% të të punësuarve në këtë sektor. Pas tij renditen qarqe si Dibra me 59.8%, Fieri me 58.1% dhe Berati me 60.1%, duke treguar rëndësinë e aktivitetit bujqësor në ekonominë lokale.

Në anën tjetër, Tirana paraqet një strukturë krejt të ndryshme të tregut të punës, ku vetëm 7.3% e të punësuarve janë të angazhuar në bujqësi, ndërsa shërbimet zënë pjesën dërrmuese me 69.2%. Kjo lidhet me përqendrimin e administratës, bizneseve, teknologjisë, financave dhe aktiviteteve të tjera urbane në kryeqytet.

Edhe qarqet bregdetare dhe me zhvillim më të madh të sektorit të turizmit kanë një peshë të konsiderueshme të shërbimeve. Në Vlorë, shërbimet përbëjnë 47.2% të punësimit, ndërsa në Durrës 43.5%. Këto zona kombinojnë aktivitetet turistike me industrinë dhe tregtinë.

Për sa i përket industrisë, Durrësi shënon peshën më të lartë, me 31.6% të punësimit në këtë sektor, i ndjekur nga Vlora me 23.9% dhe Tirana me 23.5%. Kjo tregon rolin e rëndësishëm të industrisë dhe prodhimit në disa nga qarqet më të mëdha ekonomike. Ndërkohë, qarqe si Gjirokastra, Shkodra dhe Lezha paraqesin një orientim më të fortë drejt shërbimeve, me përkatësisht 44.8%, 43.8% dhe 44.6% të punësimit në këtë sektor.

Cilat qarqe kanë punësimin më të lartë? Durrësi

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat