Lojërat olimpike tërheqin tifozët dhe përzënë turistët – Rënie me 10% e rezervimeve në hotelet e Parisit
Dorina Kurtaj / SCAN
Në Paris, hotelet, restorantet dhe përgjithësisht të gjithë ata që prisnin bonusin e Lojërave Olimpike, me një rritje të madhe fitimesh krahasuar me vitet e tjera, kishin llogaritur një zbritje të ardhjeve të turistëve të zakonshëm në kryeqytetin francez. Megjithatë, ato janë hedhur poshtë ose sepse parizienët u kanë thënë turistëve të mundshëm që të shmangin Parisin gjatë Lojërave Olimpike, ose sepse çmimet e hoteleve janë në stratosferë, ashtu siç janë qiratë dhe biletat e ngjarjeve sportive. Siç rezulton, Lojërat Olimpike tërheqin një mori tifozësh në qytetet pritëse, por në të njëjtën kohë dekurajojnë shumë nga ata donin do t’i vizitonin ato. Dhe bilanci mund të jetë negativ në fund.
Athina, Londra dhe Atalanta shënuan një rënie të turistëve kur organizuan Lojërat Olimpike. Air France-KLM po zvogëlon një rënie në të ardhurat e saj nga tremujori i tretë i vitit me 150 në 170 milionë euro pasi mbërritjet në Paris bien për shkak të Lojërave Olimpike. Sipas agjencisë së turizmit të kryeqytetit francez, vlerësohet se në qershor mbërritjet ranë me 8% krahasuar me vitin e kaluar dhe me gati 15% në korrik.
Ndërkohë, me të dhënat e regjistruara pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, hotelet në Paris janë vetëm 60% të zëna, pra janë reduktuar me 10 njësi në krahasim me vitin 2023. Dhe paradoksi është se edhe Airbnb është detyruar të ulë koston e natës, në disa raste deri në 50%. Është java e parë e Lojërave Olimpike dhe një apartament me dy dhoma gjumi pranë Notre Dame do të kushtojë 683 dollarë në natë, nga 1.407 dollarë në natë.
Air France njoftoi pak ditë më parë se që nga 1 korriku trafiku ajror drejt dhe nga Parisi është reduktuar në krahasim me qytetet e tjera europiane dhe se jo vetëm është ulur interesi, por tregjet ndërkombëtare po shmangin kryeqytetin francez. Delta Air Lines parashikon gjithashtu një rënie të të ardhurave për shkak të rënies së udhëtimeve në Francë për shkak të Lojërave Olimpike. Dhe ndërsa ky është një zhvillim normal gjatë Lojërave Olimpike, kompanitë në fjalë bëjnë gabim duke pritur shitje dhe fitime të mëdha.
Një gjë e ngjashme ndodhi me shumë hotele që donin të përfitonin nga interesi për Olimpiadën duke rritur koston e natës dhe përfunduan duke ulur ndjeshëm çmimet kur kuptuan se sa të reduktuara ishin rezervimet. Sërish, çmimet e hoteleve mbeten në nivele të paimagjinueshme pasi janë rritur me gati 70% krahasuar me vitin e kaluar dhe nga 202 euro për natë janë rritur në 342 euro gjatë Olimpiadës. Sa i përket biletave të avionit në përgjithësi, ato janë rritur me 85% për Parisin.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.