Meta Platforms prezanton Quest 3 – Syzet inteligjente të krijuara në bashkëpunim me Ray-Ban
Meta Platforms zbuloi chatbot-in me inteligjencë artificiale, një kufje të re të realitetit të përzier dhe syze inteligjente Ray-Ban gjatë konferencës së saj vjetore të produkteve në Menlo Park, Kaliforni.
Meta prezantoi ‘Quest 3’, për të cilin kompania tha se ishin kufjet e saj të para të zakonshme të ndërtuara për një realitet të përzier. Quest 3, me dyfishin e fuqisë së përpunimit grafik të Quest 2, mundësohet nga platforma Snapdragon XR2 Gen 2 e Qualcomm.
Kufjet e fundit do të kenë mbi 100 tituj lojërash të rinj dhe të përmirësuara këtë vit, dhe shumë prej tyre do të përfshijnë përvoja të përziera të realitetit. Meta tha se Xbox Cloud Gaming i Microsoft do të vijë në platformën Quest në dhjetor, duke lejuar aksesin në ‘Halo Infinite’ dhe ‘Minecraft Legends’, ndër titujt e tjerë.
Çmimi i Quest 3 fillon nga 499.99 dollarë dhe do të shpërndahet duke filluar nga data 10 tetor. Meta zbuloi gjithashtu më shumë se dy duzina chatbot që do të funksionojnë brenda aplikacioneve të saj në mediat sociale.
Kompania prezantoi gjithashtu dhe Meta AI, një asistent për biseda i disponueshëm në WhatsApp, Messenger dhe Instagram, që do të japë informacion në kohë reale dhe do të gjenerojë imazhe foto-reale nga kërkesat e përdoruesve. Meta ka bashkëpunuar me motorin e kërkimit Bing të Microsoft për të ofruar informacion jashtë internetit. Meta do të shtojë edhe 28 chatbot të IA që do të kenë personalitete të famshëm si Bear Grylls, Chloe Kim dhe Josh Richards, ndër të tjera.
Kompania prezantoi Meta AI Studio, një platformë për zhvilluesit për të ndërtuar chatbot me Inteligjincën Artificiale. Këta robotë do të kenë profile në Instagram dhe Facebook, dhe përdoruesit gjithashtu do të mund të bisedojnë me ta në WhatsApp, Messenger dhe Instagram. Chatbots dhe AI Studio do të lançohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar nga java e ardhshme.
Meta krijoi gjithashtu një mjet për të gjeneruar sticker-a të IA duke përdorur Llama 2 dhe modelin e gjenerimit të imazhit të kompanisë të quajtur Emu, bazuar në kërkesat e përdoruesve. Funksioni do të shpërndahet për përdoruesit e përzgjedhur në gjuhën angleze gjatë muajit të ardhshëm në WhatsApp, Messenger, Instagram dhe Facebook Stories.
Kompania prezantoi një gjeneratë të re syzesh inteligjente Ray-Ban, me çmim 299 dollarë. Ato do të fillojnë të dërgohen tek porositësit më 17 tetor. Përdoruesit mund të transmetojnë drejtpërdrejt nga syzet te ndjekësit në Facebook dhe Instagram. Syzet inteligjente do të kenë gjithashtu të integruar Meta IA, me aftësinë për të dhënë informacion mbi artikullin që një përdorues po shikon.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.