Rritje e përgjithshme e valutave kryesore! Dollari amerikan fiton gati 1 pikë brenda natës!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të konsiderueshme prej gati 1 pikë nga një ditë më parë pasi është blerë sot me 100.9 lekë dhe është shitur me 102.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka shënuar një rritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e kësaj të enjte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.3 lekë.
Franga zvicerane edhe ajo është forcuar ndjeshëm nga dita e mërkurë teksa është blerë ditën e sotme me 109.4 lekë dhe është shitur me 110.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik ka ndjekur edhe ai një kurbë rritëse këtë të enjte pasi ka fituar pikë në raport me dje teksa është blerë sot me 121.9 lekë dhe është shitur me 123.3 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.