Mjalti, deri në 3 mijë lekë/kg? – Prodhim i dobët, bletërritësit përballen me shumë pengesa
Ky vit duket se nuk është i mbarë për prodhimin e mjaltit në vend duke bërë hapa pas në progresin e bërë deri më tani. Kushtet klimaterike kanë bërë që në disa zona të vendit, bletërritësit të mbledhin shumë më pak sasi se sa vitin e kaluar.
Ndërsa çmimi i mjaltit ka pësuar rritje këtë vit për shkak të shpenzimeve më të larta me të cilat janë përballur bletërritësit, duket se mungesa e prodhimit do të sjellë një kapërcim tjetër.
Nga ana tjetër bletërritësit hasin vështirësi të shumta, ndërsa subvencionet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë konsiderohen të pa mjaftueshme.
Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, gjatë vitit 2022, prodhimi i mjaltit ka pasur një rritje me rreth 6 për qind, duke e çuar prodhimin total në afro 5 mijë ton mjaltë. Aktualisht janë rreth 12 000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere. Ndërsa numri total i koshereve llogaritet në 402 mijë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.